
Substancat narkotike halucinogjene nuk janë aspak tabu për familjen Smith dhe personi që e ka prezantuar të gjithë familjen me këto substanca ka qenë vetë Jada Pinkett Smith.
Jaden Smith tha se e ëma ishte zanafilla e përvojave të para me këto substanca. “Besoj se ishte mami, në fakt, ishte e para që e bëri këtë hap në familje”, u shpreh ai dhe tregoi se më pas, anëtarët e familjes eksperimentuan dhe e zbuluan vetë se si reagonin ndaj tyre.
Jaden, 24 vjeç tha se substancat që krijojnë halucinogjene e ndihmuan që të zbulonte empatinë dhe dashurinë e madhe për motrën, Willoë (22 vjeç) dhe Trey (30 vjeç). “Niveli i dashurisë dhe empatisë që ndiej për ta tani, si pasojë e substancave psikodelike, është një eksperiencë që ndihet në brendi dhe jashtë. Është diçka e thellë dhe e bukur”.
Nuk është e para herë që Jaden apo edhe vetë Jada flasin për substancat psikodelike. Në një episod të “Red Table Talk”, ata ndanë së bashku përvojën e tyre. Jada tregoi se ishte njohur me bimët medicinale para 10 vitesh dhe se e ndihmuan që të përballonte depresionin. Sipas saj, ishin terapi.
Edhe Jaden tregoi se kërpudhat e ndihmuan që të trajtonte depresionin.
Artikuj të sugjeruar: