Celebrity

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2023

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë

Supermodelja, 53 vjeçe, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo postoi një foto në Instagram ku mban foshnjën në krahë ndërsa vajza 2-vjeçare mban dorën e tij me të sajën.

“I vogli im, dije se të duan jashtë mase dhe je i rrethuar nga dashuria që në momentin që na lumturove me praninë tënde. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti. E bekuar. Mirë se vjen bebush. Nuk është kurrë vonë për të qenë nënë.” – shkroi modelja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr Naomi Campbell (@naomi)

Campbell, ishte 50 vjeç kur u bë nënë e një vajze. Vitin e kaluar, ajo inkurajoi miqtë e saj më të mëdhenj që të mos "ngurrojnë" të kenë fëmijë.

Në maj të vitit 2017, Naomi tha për revistën Evening Standard se ajo ka dashur të bëhet nënë, por ka preferuar të mos nxitojë. "Unë mendoj të kem fëmijë gjatë gjithë kohës", tha ajo asokohe. "Por me mënyrën sesi është shkenca tani, mendoj se mund ta bëj kur të dua."