Dje, Madonna shqetësoi fansat me lajmin se do të pezullojë turneun e saj, për shkaqe shëndetësore. Thuhet se ajo është ende duke luftuar me infeksionin e rëndë, pavarësisht se ka dalë nga spitali.
Burime pranë TMZ thanë se këngëtarja ka të vjella të pakontrollueshme dhe se rri shtrirë në shtëpinë e saj në Neë York.
Madonna u shtrua në spital pasi vuajti nga një infeksion bakterial. Burimet pranë saj thanë se ajo u rrëzua papritur në tokë dhe pas shtrimit të menjëherëshëm në spital, u detyrua që për një moment të intubohej.
TMZ raportoi se prej disa kohësh, Madonna kishte shfaqur probleme shëndetësore, duke u përballur edhe me temperaturë dhe ethe që i zgjatën për rreth 1 muaj. Duke qenë se po përgatitej intensivisht për turneun, Madonna punonte 12 orë në ditë dhe i injoroi këto simptoma.
Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, ekipi i Madonna njoftoi se turneu do të pezullohej, derisa këngëtarja të ishte në formën e duhur.
Artikuj të sugjeruar:
- E fshiu 20 vjet më parë për shkak të skenave: Madonna publikon videoklipin dhe njerëzit u shokuan
- Thuhet se Madonna është ‘e dëshpëruar’ për të kthyer fytyrën natyrale
- Madonna konfirmon romancën me partnerin 35 vite më të ri, ashtu siç i ka hije
- Madonna (64 vjeç), mund të ketë një të dashur të ri, 29-vjeçar