Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2023

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën 
Erdhi momenti të zbulosh se ç’do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde! Lexo në rreshtat e mëposhtëm dhe përgatitu për Hënën e plotë në Bricjap. ;)
 
Dashi
 
Ndryshimet në karrierë po duken në horizont, i dashur Dash! Hëna e plotë në Bricjap do që ti të merresh me punët e tua në aspektin e karrierës dhe të mos hezitosh të çosh CV-në në kompanitë që të interesojnë. Do të mendohesh gjatë si ta gjesh balancën mes emocioneve dhe mendimeve dhe me shumë gjasa, do ia dalësh.
 
Demi
 
Udhëtim të mbarë, Dem! Hëna e plotë e Bricjapit të thotë të eksplorosh dhe të zbulosh horizonte të reja, të cilat do të të fuqizojnë në çdo aspekt. Prije biletën dhe nisu!
 
Binjakët
 
E ke nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin tënd shpirtëror, ndaj është momenti që të mos stepesh dhe të zbulosh qoshe të reja. Bëj biseda të thella dhe domethënëse për të kuptuar se si të shohin njerëzit.
 
Gaforrja
 
Dashuria është në ajër dhe ti e di që të kundërtat tërhiqen. As nuk ta pret mendja se me kë do të kesh një super afrimitet. Rilidhu me miqtë e së shkuarës dhe kaloje kohën e lirë me njerëz që e meritojnë energjinë tënde.
 
Luani
 
Hapa të vegjël, i dashur Luan! Kaq duhet të bësh, sidomos me ndryshimet që të sjell Hëna e plotë në Bricjap. Nisu ngadalë dhe na beso, do të shkosh shumë larg. Ruaji energjitë për të bërë më të mirën në karrierën tënde.
 
Virgjëresha
 
Hëna e plotë e 3 korrikut të nxit të shprehësh veten dhe të emërtosh çdo emocion që po ndien. Përqafoje shpirtin tënd të aventurave dhe së bashku me miqtë, planifiko një udhëtim të ri, përmbushës.
 
Peshorja
 
Ç’do të thotë “shtëpi” për ty? Hëna e plotë të ndihmon ta kuptosh qartë dhe ta përkufizosh edhe më mirë këtë term, pasi do të gjesh më shumë siguri dhe dashuri te njerëzit dhe vendet që ti do.
 
Akrepi
 
Përdor fjalët, komuniko në mënyrën e duhur dhe ç’është më e rëndësishmja, dëgjo! Sa më shumë pikëpamje dhe mendime të kesh mbi një situatë të caktuar, aq më të qartë do ta kesh ndërmarrjen e veprimeve.
 
Shigjetari
 
Ulu pak me këmbë në tokë dhe mendo për vlerën që sjell prezenca, paqja dhe siguria jote. Praktiko kujdesin për veten, meditimin dhe vendos veten prioritet. Të gjitha këto të të ndihmojnë jo vetëm këtë javë, por edhe në të ardhmen.
 
Bricjapi
 
Rifillo sërish, Bricjap! Hëna e plotë të sjell mundësinë që të fuqizohesh duke nisur nga e para. Zakone, ndjesi dhe kujtime të reja të presin. A je ti gati t’i përjetosh të gjitha? Nëse jo, përgatitu, sepse ato do të ndodhin gjithsesi.
 
Ujori
 
Është më mirë për ty që t’i lësh gjërat të shkojnë, Ujor. Nëse ty nuk të shërbejnë më, thjesht lëri në të shkuarën dhe ti ec përpara. Hëna e plotë të ndihmon të rigjesh kuptimin dhe afrimitetin që ke kërkuar prej kohësh.
 
Peshqit
 
Mos e nënvlerëso komunikimin! Ngjarjet qiellore të rikujtojnë sa e rëndësishme është të kërkosh ndihmë, për t’u shëruar, për të ndjerë gëzim dhe për të pasur sukses në komunitet. Kërko ndihmë dhe do të gjesh.