Instagramming

Luizi dhe Kiara ironizojnë Ronaldo Sharkën?

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2023

Luizi dhe Kiara ironizojnë Ronaldo Sharkën?
E kemi thënë: “BBVA 2” mund të ketë mbaruar si program, ama jashtë, është edhe më interesant. Sot Luizi ka publikuar në Instastory një “dedikim” në të cilin shkruan:
 
“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5,000 eurot, meqë do të ngelesh pa punë”, shoqëruar me emoji-n e një fluture.

Luizi dhe Kiara ironizojnë Ronaldo Sharkën?
 
Më pas, ka publikuar edhe një video ku Ronaldo thotë se ka lyer flokët që t’i ngjajë Luizit, me mbishkrimin “Fansi im më i zjarrtë”.

Luizi dhe Kiara ironizojnë Ronaldo Sharkën? 
Njerëzit mendojnë se këto postime janë kunjë për Ronaldon, duke iu referuar edhe emoji-t të fluturës, pasi brenda shtëpisë së “BBVA 2”, Luizi e ka quajtuar moderatorin “Madame Butterfly”. (butterfly – flutur).

Edhe Kiara është përfshirë, duke postuar në InstaStory këtë "dedikim": "Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorën kokën. Koka bën, koka pëson".

Luizi dhe Kiara ironizojnë Ronaldo Sharkën?
 
Nga ana tjetër, Ronaldo nuk ka bërë ndonjë reagim, por ka publikuar disa foto dhe video nga Korça. Ne bëmë një kërkim në Instagram, pamë që çunat vijojnë ta ndjekin njëri-tjetrin dhe nuk përjashtohet mundësia që postimi i Luizit të jetë “në kuadër të lojës”.