Ky mund të jetë një muaj tejet emocionues për ty, pasi dy fushat më të rëndësishme të jetës tënde: familja dhe karriera, ndriçohen shumë, që do të thotë se je gati për të marrë disa vendime të mëdha dhe të rëndësishme, për të pasur më shumë sukses dhe për të plotësuar dëshirat e zemrës tënde.
Hëna e plotë që do të mbërrijë më 3 korrik në Bricjap, e cila është edhe një ndër ngjarjet më të lumtura qiellore, do të përqendrohet në sektorin e shtëpisë. Me shumë gjasa, gjatë kësaj kohe do të bësh një festë të madhe familjare, për një event, apo për të krijuar kujtime të bukura me njerëzit e dashur. Të sugjerojmë që të ftosh dhe miqtë, pasi do të jenë një element interesant i kësaj mbledhjeje.
Në këtë Hënë të plotë, Jupiteri dhe Dielli do të ndërveprojnë, për të shtuar argëtimin dhe për të pasur edhe disa përvoja që lidhen me luksin dhe ekstravagancën. Mund të marrësh një dhuratë të çmuar, apo edhe para. Marsi dhe Afërdita do të të vizitojnë, për të shtuar lumturinë në fillimin e këtij muaj.
Peshorja është një shenjë që do vetëm të përparojë, sidomos në karrierë, ndaj nuk është fare çudi që edhe këtë muaj do të shtrosh rrugën për të pasur arritje të jashtëzakonshme. Qysh prej fundit të marsit, karriera jote lulëzoi dhe vijoi të forcohet. Maji dhe qershori ishin pikat kulminante dhe tani, ke nevojë për pak pushim, gjithsesi, puna jote do të vazhdojë të jetë fitimprurëse. Tani mund të shijosh një pushim të shumëpritur, sidomos me Hënën e re më 17 korrik, i cili do të shfaqet në shtëpinë tënde të çmimeve dhe arritjeve profesionale. Çdo punë dhe projekt që do të marrësh gjatë kësaj periudhe, do të të japë status, fuqi dhe një ndikim shumë të madh në karrierën tënde.
Neptuni do të mbërrijë në sektorin e karrierës, për të sjellë kreativitet. Pas Hënës së re, do të vlerësohesh për stilin, origjinalitetin dhe faktin që je një person me shumë imagjinatë. Edhe Urani do të luajë një rol shumë të rëndësishëm, ndaj këtë muaj mund të të vijnë disa lajme dhe projekte surprizë. Kështu që, kontrolloje shpesh e-mailin.
Megjithatë, ndonjëherë mund të ketë pak përplasje mes punës dhe familjes, pasi balanca mes të dyjave do të jetë paksa sfiduese. Për këtë, duhet të fajësojmë Plutonin, i cili do të jetë në një konflikt me Hënën e re, kështu që do të ketë paksa tension mes detyrave të tua në shtëpi dhe atyre në punë.
Korriku është një muaj i mirë për të diskutuar rritje page, apo një shpërblim të mirë. Ndërsa fundi i këtij muaji, konkretisht 30-31 korrik, do të të sjellë një ndjesi sikur je plotësuar në shumë aspakte të jetës. Hëna e plotë rezervon romancën dhe do të përjetosh paqe, dashuri dhe drejtimin që duhet në marrëdhënien tënde sentimentale. Edhe prindërimi do të jetë më i thjeshtë.
Afërdita, planeti sundues i shenjës tënde, do të shkojë në prapavijë nga 22 korriku deri më 3 shtator. Ti do të kesh përshtypjen se disa projekte s’po ecin aq shpejt sa duhet, por kupto që është e gjitha e përkohshme. Gjatë kësaj prapavije, nëse je beqar, me shumë gjasa do të takosh një person që i përmbush standardet e tua, por nuk të sugjerojmë të bësh hapa të mëdhenj. Gjithashtu, nuk është periudha më e mirë për të blerë bizhuteri apo veshje të shtrenjta, apo për të bërë ndryshime të mëdha në pamjen e jashtme.
Ndërkohë, është verë, ndaj shijo pushimin, intimitetin dhe kohën argëtuese me familjen dhe miqtë e ngushtë. Verë të mbarë të urojmë, e dashur Peshore!
Korriku do të jetë muaji i udhëtimeve. Gjatë Hënës së plotë të 3 korrikut, do të duash t’i hipësh makinës (ose të blesh një makinë) dhe të vizitosh vendet e afërta. Kjo Hënë e plotë është argëtuese dhe të zgjon shpirtin e aventurës, duke të ringjallur ndjesi që ndoshta prej kohësh nuk i ke përjetuar. Mund të duash të arratisesh, të bësh gjëra që të dhurojnë adrenalinë dhe të kënaqesh në maksimum. Në aventurat e tua mund të ftosh një familjar, ose një mik shumë të afërt.
Jupiteri do të ketë një rol të madh në këtë Hënë të plotë, duke i shtuar atë prekjen e luksit dhe bukurisë, që të emocionon shumë ty si Akrep. Duke qenë se kjo ngjarje qiellore është një ndër më të ëmblat të vitit 2023, nuk do të kursehet aspak për shenjën tënde.
Nëse mendon se uria jote për udhëtime do të shuhet, na vjen keq të të themi, por do sapo të bësh udhëtimin e parë, do të duash të presësh sa më shumë bileta. Universi do të bashkëpunojë me Hënën e re dhe do të të dërgojë në një tjetër destinacion, pak më të largët.
Gjithashtu, ky muaj favorizon edhe nënshkrimin e një kontrate të rëndësishme. Ne të sugjerojmë që ta firmosësh në fillim të muajit, pasi do të kesh një ndikim të fortë dhe fatsjellës nga prania e Jupiterit.
Shumë fat do të kesh edhe me njerëzit që do takosh në vendet e huaja, si dhe çështje që kanë të bëjnë me familjen, apo vizën dhe emigracionin. Nëse po mendon të marrësh një hap të madh në karrierën tënde akademike, Hëna e re e 17 korrikut të ndihmon shumë. Ajo do të jetë super e dobishme, veçanërisht nëse je i interesuar në fushën e komunikimit, argëtimit, apo media.
Udhëto në fillim të muajit, ama në fundin e tij, të këshillojmë të qëndrosh në shtëpi, pasi shumë gjëra po ndodhin në karrierën tënde. Nëse po pret për një intervistë pune, me shumë gjasa do të marrësh përgjigje shumë shpejt dhe ka shuuumëë shanse që përgjigjja të jetë pozitive.
Bëhu gati, pasi periudha e 17 korrikut e deri në fund të gushtit do të jetë tejet e rëndësishme për të ardhmen e karrierës tënde.
Sa i përket dashurisë, më shumë vëmendje në marrëdhëniet aktuale, pasi prapavija e Afërditës, e cila do të ndodhë më 22 korrik, do të sjellë ca problematika. Ji një person i ndjeshëm, tolerant dhe merri në konsideratë ndjesitë e të tjerëve.