Me fillimin e këtij viti, ke kaluar nëpër ca eklipse të vështira, të cilat kanë ndikuar shumë në shenjën tënde, ndaj Hëna e plotë e 3 korrikut do të të duket si bekim. Nëse mendon se kjo periudhë ka qenë super stresuese, është një periudhë fantastike për të bërë pak pushim dhe për të marrë pak kohë për veten.
Detyrat e reja në punë po shtohen dita-ditës, si pasojë e Gaforres, e cila thjesht do të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Deri në këtë pikë, jeta jote ka qenë shumë e ngadaltë, ndaj do të të çudisë kjo rritje e paparë e intesitetit të projekteve.
Sigurisht, projekti yt i preferuar do të jetë ai që prek ndjenjën tënde, autentiken, krijimtrinë dhe të lejon të shpalosësh gjithë imagjinatën tënde. Do të jesh inovativ, aspak tradicional dhe do të mendosh vetëm për të ardhmen. Të tjerëve do t’u duhet pak kohë që të vijnë në hapin tënd, megjithatë ti s’e ke me ngut. E gjithë bota duhet të mësohet me idetë e tua revolucionare.
Plutoni do të kundërshtojë Hënën e re të 17 korrikut, ndaj ndoshta do të përballesh me një klient shumë të rëndësishëm të kompanisë, i cili mund të mos jetë 100% i kënaqur me punën tënde. Sidoqoftë, ti do të bësh më të mirën për të kënaqur këtë person, i cili mund të të duket paksa i çuditshëm. Gjithsesi, me pak përpjekje do ia dalësh.
Prapavija e Afërditës, e cila do të ndodhë më 22 korrik të paralajmëron të mos bësh ndryshime drastike në pamjen tënde të jashtme, operacione plastike, botox, apo të ndryshosh ngjyrën e flokëve, pasi ka gjasa që të mos të të pëlqejë rezultati. Nuk është periudha e duhur as për të ndërtuar një raport të ri romantik, pasi gjërat mund të ftohen shumë shpejt.
Fillimi i korrikut do të jetë shumë pozitiv, ndaj sa të mundesh, planifiko gjatë kësaj periudhe.
Në fund të këtij muaji, Hëna e plotë e 1 gushtit, e cila ka ndikim plus, minus 3 ditë, do të sjellë një energji totalisht të re. Do të kesh synime të mëdha dhe shumë dëshirë për t’i arritur dëshirat e tua. Kjo mund të përfshijë një vendim të rëndësishëm për një marrëdhënie të afërt, serioze. Kjo marrëdhënie mund të jetë romantike apo në biznes.
Ti ke punuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe falë Saturnit, ke marrë shumë përgjegjësi mbi supe, ndaj universi mendon se korriku është periudha perfekte për t’u arratisur dhe për t’u argëtuar. Hëna e plotë e 3 korrikut do ta mundësojë këtë, si dhe shumë lumturi brenda dhe rreth teje. Nëse merr një ftesë, pranoje, pasi do të kësh mundësinë të takosh njerëz pozitivë dhe të rëndësishëm në aspektin shoqëror dhe në sipërmarrje.
Kjo Hënë e plotë në Bricjap do të bashkëveprojë me Diellin te Peshqit dhe për shkak se Jupiteri do të spikasë në shenjën tënde, do të kesh disa avantazhe të këndshme. Ti thjesht kujdesu për veten, rezervo një ditë në spa, apo masazh, llastoje veten dhe universi do të mendojë për ty.
Nëse je në një marrëdhënie romantike, do të kesh më shumë kohë për të kaluar me partnerin tënd, i cili, me të drejtë, mund të jetë ndjerë i lënë paksa pas dore. Hëna e re e 17 korrikut do të jetë fiks ajo që të duhet, pasi falë raportit fantastik që ke me Gaforren, një shenjë tjetër uji, do të ndriçohet shtëpia jote e pestë, ajo e dashurisë, argëtimit dhe krijimtarisë. Nga kjo datë e më tej, do të kesh shumë më tepër kohë për familjen, fëmijët dhe projektet interesante që i ke me qejf.
Afërdita, planeti që sundon argëtimin dhe dashurinë, do të shkojë në prapavijë nga 22 korriku deri më 3 shtator. Gjatë kësaj periudhe, do të duhet ta mbash pak dorën me gjërat e shtrenjta që do të duash të blesh, apo me ndryshimet madhore që do të duash të bësh në pamjen e jashtme.
Nëse je single, prapavija e Afërditës nuk konsiderohet aspak si një periudhë e mirë për të gjetur një partner të ri romantik. Dashuria, fillimisht mund të të duket pasionante dhe e fuqishme, por do t’i bjerë intensiteti shumë shpejt. Gjatë kësaj prapavije do të qarkullosh në vendnumëro, pasi një shenjë e ndjeshme si ti, nuk do të krijojë raporte dashurie që nuk ia vlen të përkushtohesh.
Për të gjitha këto, sugjerohet periudha pas 15 shtatorit, kur Mërkuri shkon në pozicion të drejtë. Por, edhe pse Afërdita lëngon në prapavijë, ti mund të ndjekësh pasionet e tua dhe të ndërmarrësh aventura të reja.
Në fund të muajit do të jesh në një humor shumë të qetë, do të kesh dëshirë dhe nevojë për privatësi, si dhe do të duash të kalosh kohë me personat që janë vërtet shumë të rëndësishëm për ty.
?