
Në disa raste, fjalët janë të tepërta ose të pavenda. Frymëzuar nga kjo, pyetëm ndjekësit tanë, të cilët na treguan motot që nuk i frymëzojnë aspak:
“S’je e vetmja”
“Ka edhe më keq”
“Ti mund t’ia dalësh, ke më shumë forcë se kaq”
“Kush të rreh, të do”
“Të gjitha do kalojnë”
“Hajd se bëhet mirë”
“I duruari, i fituari”
“Mendo pozitivisht”
“Punën e sotme mos e lër për nesër”
“Ku hanë 2, hanë edhe 3. Bëje një fëmijë”
“Kënaqu me aq sa ke”
“Eh, ka qenë e shkruar”
“Me punë arrihet çdo gjë”
“Rëndësi ka pjesëmarrja”
“Është me fat, s’është me inat”
“Ajo që nuk të vret, të forcon”
“Çdo e keqe e ka një të mirë”
“Paraja nuk të bën të lumtur”
“Të keqes hapi derën”
“Gjërat e bukura nuk zgjasin”
“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”
“Një jetë kemi”
“Bëj mirë, të gjesh mirë”
“Puno shumë se të shpërblehet”