Astro Fun

Shenjat që shkojnë shumë mirë me Gaforren dhe ato që s’kanë të njëjtin fat

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2023

Shenjat që shkojnë shumë mirë me Gaforren dhe ato që
Getty Images / Allure: Bella Geraci


Gaforrja është një shenjë mjaft interesante, e ndjeshme dhe manipuluese, e cila të bën ta admirosh dhe t’ia falësh të gjitha. Gjithsesi, jo të gjitha shenjat shkojnë mirë me Gaforren, ndaj po ta tregojmë se cilat janë fatlumet dhe cilat jo.
 
Shenjat që e kanë vaj me Gaforren
 
Demi
 
Demi vdes për dashurinë dhe për Gaforren, pasi kjo shenjë i nxjerr anën më të mirën, aspektin romantik dhe emocional.
 
Bricjapi
 
Është thjesht një shenjë ideale për Gaforren. E kthen shenjën qaramane me këmbë në tokë dhe mund të themi se e balancon shumë mirë situatën. Gjithashtu, ambicia e Bricjapit përshtatet 100% me atë të Gaforres.
 
Shenjat që nuk shkojnë fare me Gaforren
 
Binjakët
 
Mendojnë se Gaforrja është thjesht shumë ekstra! Domethënë intesiteti i emocioneve, dramat e lezetshme që kjo shenjë krijon dhe gjithçka tjetër që Demit i duket e lezetshme, për Binjakët është acaruese.
 
Shigjetari
 
Shigjetari do aventurat dhe pëlqen të shoqërohet nga një partner që e kanë shumë qejf. Nga ana tjetër, Gaforrja do të rrijë rehat në shtëpi, të shohë filma dhe të ledhatohet. Mënyra se si Shigjetari dhe Gaforrja i përballojnë debatet është shumë e ndryshme nga njëra-tjetra dhe me shumë gjasa, do të përfundojnë duke e lodhur personin tjetër.

Artikuj të sugjeruar: