
Në vijim të serialit “The Kardashians” mund të mungojë një pjesëtare e rëndësishme e familjes dhe krijimit të situatave: Kourtney Kardashian.
Një burim pranë People u shpreh se “Kourtney ka në plan të ndërprësë marrëdhëniet me reality shoë-n e familjes së saj”, pasi tanimë është shtatzënë me një djalë me bashkëshortin, Travis Barker. “Asaj nuk i duhen motrat për të bërë para”, theksoi burimi, duke shtuar se Kourt do të përqendrohet te përkujdesja për bebushin, si dhe sipërmarrja e saj Poosh.
“Ajo ka fokuse më të rëndësishme. E do biznesin dhe markën e saj dhe është shumë krenare me Poosh. Nuk i duhet familja dhe motrat për të bërë para”.
Ylli i “The Kardashians” njoftoi se është në pritje të ëmbël në koncertin e Barker, në Los Angeles. Ndërkohë që bateristi performonte në skenë, Kourt ngriti një pankartë në të cilën shkruhej: “Travis, jam shtatzënë”.
Pas përpjekjeve të shumta, Kourtney (44 vjeç) dhe Travis (47 vjeç) më në fund do të mund të bëhen prindër. Ende nuk dihet gjinia e bebushit.
Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick.
Edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit janë të bindur se kanë gjetur emrin e bebushit që presin Kourtney dhe Travis
- Ndryshe nga Kylie dhe Khloé, Kourtney dhe Travis e kanë zgjedhur emrin e bebushit
- Si ndihet Scott Disick tani që Kourtney dhe Travis do të bëhen prindër?
- Kourtney Kardashian tregon ndjesitë e shtatzënisë në moshën 44-vjeçare