Celebrity

Sulmet ndaj këngëtarëve: Adele paralajmëron njerëzit në koncert

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2023

Sulmet ndaj këngëtarëve: Adele paralajmëron njerëzit
Getty Images

Adele po vendos barrierat dhe kufijtë e duhur me fansat e saj, duke marrë parasysh “valën” me sulmet dhe hedhjet e sendeve në skenë, teksa ata performojnë.

Në një video virale në rrjetet sociale, Adele, në mes të koncertit u drejtohet njerërzve: “E keni vënë re se njerëzit kanë filluar ta harrojnë etikën dhe të hedhin sende në skenë? E keni parë?! Ju sfidoj, ju sfidoj të hidhni diçka drejt meje! Do ju vras (nëse e bëni)”, u shpreh këngëtarja e “Hello”.

Më pas, ajo me humor shtoi: “Mjaft hodhët gjëra drejt artistëve. Edhe unë mund të hedh sende drejt jush”.

Komentet e Adele vijnë pas sulmeve të njerëzve ndaj këngëtarëve. Bebe Rexha ishte viktimë e një sulmi të tillë, pasi dikush e goditi me telefon. Më pas, Ava Max-it i gjuajti dikush me shpullë; një fanse hodhi në koncertin e P!nk hirin e së ëmës dhe Lil Nas i hodhën një lodër seksi ndërsa performonte.

Artikuj të sugjeruar: