Celebrity

Tom Holland tregon arsyet pse ai dhe Zendaya janë bërë për njëri-tjetrin

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2023

Tom Holland tregon arsyet pse ai dhe Zendaya janë bërë për
Getty Images

Tom Holland gjithnjë e më shumë po ndihet rehat që të ndajë me botën ca detaje të reja rreth marrëdhënies disavjeçare me partneren e tij, Zendaya.

Ai ka treguar arsyet pse mendon se aktorët janë bërë për njëri-tjetrin, duke u shprehur se është me fat që ka Zendaya-n në jetën e tij. “Është interesante që të jesh i lidhur me një person që është në të njëjtin ritëm me ty. Mund të ndash me të përvoja dhe shumë gjëra - dhe kjo vlen sa ari”.

Zendaya dhe Tom prej vitesh e mbajnë private lidhjen e tyre, por kjo s’i pengon fansat që t’i admirojnë dhe t’i cilësojnë si një ndër çiftet e preferuar në Hollywood.

Thashethemet për lidhjen e tyre kanë nisur në vitin 2021, ku një foto e tyre duke u puthur në makinë qarkulloi në internet. Zen dhe Tom nuk reaguan asokohe dhe vijuan lidhjen e tyre larg vëmendjes së njerërzve, duke e shijuar në mënyrë private romancën e tyre

Tom ka folur më parë për rëndësinë e privatësisë më marrëdhënien e tyre “të shenjtë”.

“Lidhja jonë është diçka për të cilën ne jemi shumë protektivë dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë të jetë e mundur. Nuk mendojmë se i detyrohemi dikujt, është e jona dhe s’ka të bëjë me karrierat tona reciproke”.

Edhe më parë aktori e ka theksuar se lidhja e tyre është intime dhe private. Holland, në nëntor të 2021-shit rikujtoi për GQ momentin kur u bë virale videoja se ata të dy ishin të lidhur. “Një prej të këqijave të famës është se nuk je më në kontroll të privatësisë dhe kur ti mendon se një moment mes dy njerëzve që e duan njëri-tjetrin është intim, në fakt, e ka parë gjithë bota. Unë gjithnjë kam dashur ta mbaj jetën time private, sepse ndaj mjaftueshëm me botën. Kur videoja doli, u ndiemë sikur na vodhën privatësinë”, shtoi aktori.

Artikuj të sugjeruar: