Celebrity

Khloé Kardashian thotë se ndihet keq për ish-at, pavarësisht veprimeve të tyre

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2023

Khloé Kardashian thotë se ndihet keq për ish-at,

Khloé Kardashian thotë se ndihet keq për ish-at e saj Tristan Thompson dhe Lamar Odom, pavarësisht situatave të cilat ka përjetuar për hir të tyre. Në episodin e radhës të “The Kardashians”, Khloé u rrëfye, ndërkohë që ngushëllonte motrën, Kim Kardashian.

Kim Kardashian, në episodin e ri të “The Kardashians”, ajo tha se ndihej shumë keq për komentet anti-semitike të Kanye West, referuar komunitetit hebre dhe Khloé tregoi për romancat e saj me Thompson dhe Odom, njëkohësisht i tha Kim se nuk ka asnjë faj për komentet e Kanye.

“Çdo ditë ndihem keq për Lamar (referuar ish-bashkëshortit të saj, me të cilin u martua në vitin 2009 dhe u divorcua më 2016-ën). Çdo ditë ndihem keq për Tristan që nuk është më pjesë e skuadrës”, u shpreh Khloé.

Khloé Kardashian thotë se ndihet keq për ish-at,
Khloé x Tristan/ Getty Images

“Lamar do të mbahet mend si një përdorues droge. Unë nuk po kaloj nëpër të njëjtën përvojë si ti, por mund ta kuptoj. Është shumë okay që të qash dhe që të përjetosh ndjesi. Je një person shumë i mirë dhe e di pse ndihesh kështu dhe që kjo po të thyen zemrën”, shtoi ajo.

Khloé Kardashian thotë se ndihet keq për ish-at,
Khloé x Lamar/ Getty Images

Khloé u martua me Lamar Odor një muaj pasi ata ishin të lidhur. Ai pati shumë probleme me përdorimin e lëndëve narkotike, ndërsa Tristan, me të cilin ka edhe dy fëmijë, e tradhtoi disa herë, derisa ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Artikuj të sugjeruar: