Celebrity

Drama vazhdon: Kim thotë se Kourtney kopjoi dasmën e saj me Kanye West

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2023

Drama vazhdon: Kim thotë se Kourtney kopjoi dasmën e saj me Kanye West
Getty Images

Drama mes Kim dhe Kourtney vijon të jetë e nxehtë dhe le të themi se ka shkuar në një tjetër nivel. Pas akuzës së Kourt se Kim e shfrytëzoi dasmën e saj për të bërë biznes me Dolce & Gabbana, Kim fajësoi Kourt se kopjoi dasmën e saj me ish-bashkëshortin, Kanye West.

“Unë u martova në Itali. Po them që ajo kopjoi dasmën time duke u martuar në Itali?”, tha Kim, ndërkohë që buzëqeshte para kamerës.

Më tej vijoi:

“Kush performoi në dasmën time? Andrea Bocelli. Kush performoi në dasmën e Kourtney? Andrea Bocelli. Ti më vodhe dasmën, vendin (në të cilën u mbajtën të dyja dasmat) dhe performuesin. Andrea Bocelli është këngëtari im i preferuar i të gjitha kohërave, por unë po kopjoj stilin e saj Dolce”, tha me ironi ylli 42-vjeçar.

Kim, në një bisedë me Kourt i tha asaj se të gjithë mendojnë se dasma e saj me bateristin Travis Barker u sponsorizua nga marka prestigjoze Dolce & Gabbana, por në fakt, ajo thjesht u zhvillua në shtëpinë e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësit u veshën nga D&G.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Kourt u shpreh se nuk ishte e sponsorizuar. “Unë e di që nuk ishte e sponsorizuar dhe nuk më intereson se ç’mendojnë të tjerët. Nuk e bëra atë zgjedhje për dasmën time për shkak të parave”, theksoi ajo.

Drama vazhdon: Kim thotë se Kourtney kopjoi dasmën e saj me Kanye West
Getty Images

Sa i përket dasmës së Kim dhe Kanye, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2014, në Forte di Belvedere, në Firence, Itali.
 
Artikuj të sugjeruar: