Celebrity

Pas 6 vitesh martesë, Ricky Martin dhe Jwan Yosef njoftojnë ndarjen

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2023

Pas 6 vitesh martesë, Ricky Martin dhe Jwan Yosef njoftojnë ndarjen
Getty Images

 
Ricky Martin ka konfirmuar ndarjen e përfolur nga bashkëshorti, Jwan Yosef, përmes një postimi në Instagram. Dyshja, në një deklaratë të përbashkët, janë shprehur se do t’i japin fund martesës 6-vjeçare.
 
“Kemi vendosur që t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë, duke ruajtur dhe nderuar përvojën tonë si çift gjatë këtyre viteve të mrekullueshme”, thanë ata, ndërkohë që theksuan që dëshira e tyre është që të vijojnë të mbajnë një lidhje të shëndetshme familjare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ricky Martin (@ricky_martin)


Ricky dhe Jwan falenderuan njerëzit për mbështetjen e tyre dhe njoftuan se janë gati për këtë kapitull të ri.
 
Ata u takuan në vitin 2015 përmes Instagram-it dhe nisën të dilnin bashkë pas 6 muajsh. Ata u takuan fillimisht në Londër. Dyshja ka 2 fëmijë, Lucia dhe Renn, 4 vjeç. Lucia është 10 muaj më e madhe se i vëllai.
 
Këngëtari është gjithashtu babai i dy binjakëve 14-vjeçarë, Matteo dhe Valentino, të lindur nga nënë surrogate në vitin 2008.
 
Dyshja u fejua pak kohë pasi nisën të dilnin dhe asokohe këngëtari u shpreh se “ishte dashuri me shikim të parë”.
 
“Kur e takova bashkëshortin tim, e pashë dhe thashë: “Do të martohem me të”. Gjatë “Çkemi, gëzohem që të njoh”, mendova “Ky është dashuria e jetës sime”, u shpreh Ricky në vitin 2020.