Celebrity

Padia ndaj Kanye West: Shkolla e tij nuk kishte dritare, sepse Kanye-s nuk i pëlqente xhami

Shkruar nga Anabel

7 Korrik 2023

Padia ndaj Kanye West: Shkolla e tij nuk kishte dritare, sepse Kanye-s nuk i

Kanye West po përballet me një padi të re në lidhje me kushtet e pasigurta në akademinë e tij Donda, duke përfshirë pretendimet se shkolla nuk kishte xhama në kornizat e dritareve.

Isaiah Meadows – i cili ishte një ish-mësues në shkollën private të krishterë – ngriti një padi të enjten për shkelje të kontratës dhe kodeve të shumta të arsimit, shëndetit, sigurisë dhe punës.

“Në mes të klasës kryesore, një dritare mbeti pa xham, duke lejuar në mënyrë të pashmangshme shiun të binte direkt brenda, ku uji futej dysheme, gjë që do të çonte në një erë myku për ditët në vijim."

“Pjesa e çatisë ishte qëllimisht pa xham sepse West u shpreh se nuk i pëlqente xhami,” pretendohet në padi.

Padia ndaj Kanye West: Shkolla e tij nuk kishte dritare, sepse Kanye-s nuk i

Meadows pretendoi gjithashtu se, pavarësisht se ishte në mes të një pandemie globale, Akademia Donda nuk kishte "ujë të ngrohtë për të larë në mënyrë efektive duart ose sende të tjera që më pas krijuan probleme serioze sanitare".

West themeloi shkollën private të paakredituar në Kaliforni, në vitin 2022. Sipas faqes së internetit të shkollës, misioni i saj ishte që "t'u sigurojë të rinjve pasionin, qëllimin dhe themelet shpirtërore që u nevojiten për të lulëzuar në botën e së nesërmes".