Kim Kardashian ka lënë njerëzit me shumë dilema në trailer-in e episodit të ri të “The Kardashians” që transmetohet në Hulu. 42-vjeçarja shokoi familjarët, ndërkohë që ata ishin duke drekuar.
Kim ndërpreu rrjedhën e bisedës dhe tha: “Njerëz, kam disa lajme shumë të rëndësishme”. Kris dhe pjesa tjetër e familjes u trondit, ndërsa në sfond u dëgjua: “Je shtatzënë!”.

Themeluesja e SKIMS e bëri edhe më dramatike situatën, ndërsa u ngrit nga karrigia dhe tha: “Duhet të çohem për këtë. Jam shumë e emocionuar! Jam shumë nervoze!”, ndërkohë që mezi mbante lotët.
Khloé, e shqetësuar e pyeti nëse ishte mirë, ndërsa të tjerët prisnin njoftimin e Kim. Fatkeqësisht, klipi i shkurtër u mbyll me mimikat e shokuara të Kris Jenner dhe po, sërish klani Kard-Jenner na zgjoi kuriozitetin. Me shumë mundësi, do të ikin ca minuta të mira nga jeta ime duke parë “The Kardashians”.

Ndërkohë, Kim është nëna e 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago, Psalm, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Kanye West.
Artikuj të sugjeruar: