Celebrity

Në dramën e Kim & Kourtney sapo u përfshi edhe Andrea Bocelli

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2023

Në dramën e Kim & Kourtney sapo u përfshi edhe Andrea Bocelli
Getty Images


Ndoshta ky lajm të kapi pak të papërgatitur, por po, Andrea Bocelli sapo reagoi (ama qëndroi neutral) për dramën mes Kim dhe Kourtney.

Bocelli, përmes një postimi në Instagram, publikoi momentin kur Kim akuzon Kourt se i vodhi idenë e dasmës së saj me Kanye.

 “Të dashura Kim Kardashian dhe Kourtney Kardashian (duke u bërë tag në llogarinë e tyre në Instagram). Jam shumë i lumtur që të dyja ju e adhuroni zërin tim dhe gjithnjë do të jem i lumtur të këndoj për ju”, duke shtuar edhe si sugjerim artistin (dhe djalin e tij) Matteo Bocelli, të cilin, sipas Andrea-s, nëna e tyre, Kris, e njeh shumë mirë.

Në dramën e Kim & Kourtney sapo u përfshi edhe Andrea Bocelli

“Shihemi së shpejti në Toskanë”, përfundoi Bocelli.

Andrea Bocelli ka kënduar në dasmën e Kim Kardashian, e cila u martua me Kanye West në vitin 2014, në Firence të Italisë.

Në dramën e Kim & Kourtney sapo u përfshi edhe Andrea Bocelli
E!

Gjithashtu, ai këndoi edhe në dasmën e Kourtney me Travis Barker, të cilët kurorëzuan dashurinë vitin e kaluar në vilën e Dolce & Gabbana.

Në dramën e Kim & Kourtney sapo u përfshi edhe Andrea Bocelli
Hulu

Kim e akuzoi Kourt se i vodhi idenë e dasmës në episodin e “The Kardashians”.
 
“Unë u martova në Itali. Po them që ajo kopjoi dasmën time duke u martuar në Itali?”, tha Kim, ndërkohë që buzëqeshte para kamerës.

Më tej vijoi:

“Kush performoi në dasmën time? Andrea Bocelli. Kush performoi në dasmën e Kourtney? Andrea Bocelli. Ti më vodhe dasmën, vendin (në të cilën u mbajtën të dyja dasmat) dhe performuesin. Andrea Bocelli është këngëtari im i preferuar i të gjitha kohërave, por unë po kopjoj stilin e saj Dolce”, tha me ironi ylli 42-vjeçar.

Nejse, vajza, tani shpresojmë të qetësoheni, se ja, edhe Andrea Bocelli tha që është i lumtur që këndoi në të dyja dasmat. Mund të konsideroni edhe Valbona Memën po ashtu, se super atmosferë krijon edhe ajo.

Artikuj të sugjeruar: