“Bed rotting” – që përkthehet si “kalbja në shtrat” – është një trend tepër i përhapur së fundmi në TikTok. Referuar hashtagut, njerëzit postojë video të tyre të mbështjellë me batanije, me telefon në dorë ose diçka për të ngrënë.
Fraza përshkruan qëndrimin në shtrat gjatë gjithë ditës. Me pak fjalë, ngjason me një ditë dembele, por është me më pak aktivitet, sepse gjatë një dite dembele, ju mund të angazhoheni në aktivitete që ju duken argëtuese, teksa ndoshta kaloni kohë me miqtë dhe familjen.
Të qëndrosh në shtrat për më shumë se një ose dy ditë është shqetësuese dhe mund të tregojë probleme të ndryshme të shëndetit mendor. Kjo lloj sjelljeje ka qenë e lidhur me simptomat e depresionit dhe ankthit, midis sëmundjeve të tjera të shëndetit mendor.
Higjiena e gjumit mund të jetë në rrezik. Nëse dëshironi të relaksoheni diku, zgjidhni një divan apo karrige të rehatshme.
Të jeni të lodhur pas një dite të gjatë është normale, por nëse ndërhyn në punën, jetën shoqërore ose aktivitete të tjera të rëndësishme, atëherë është një ide e mirë të diskutoni simptomat tuaja me një mjek.