Instagramming

Kristi ironizon Luizin, pas ofendimeve të tij ndaj Deamishelit

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2023

Kristi ironizon Luizin, pas ofendimeve të tij ndaj Deamishelit 
Krist Aliaj ka ironizuar Luizin përmes një postimi në InstaStory, duke shkruar: “Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë sekret”. Kristi i ka bërë tag Luizit, duke e shoqëruar edhe me tre emoji me zemra.

Kristi ironizon Luizin, pas ofendimeve të tij ndaj Deamishelit
 
Ky postim i Kristit vjen si pasojë e ofendimit që Luizi i ka bërë Deas në një koncert në Shkodër, ku i ka “dedikuar” një këngë në të cilën ofendon nënën e Deamishelit. Luizi e nisi “përshëndetjen” duke rikujtuar një fragment në “BBVA 2”, ku Dea i kishte thënë se ka mendësi provinciali dhe Luizi “mori hak”, nga Shkodra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)


Deamishel reagoi me një seri postimesh, duke u shprehur:

“E para, unë po jetoja jetën time e lumtur kur marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. Turp, burrë 40 vjeç, për një lojë!”.

Më tej vijoi:

“E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV dhe kam punë të qëndrueshme, madje, më bëhet qejfi të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Siç ta kam thënë live. Po ti o i pangopur me famë e vëmendje, vazhdon luftën me mullinjk ere”.

Ajo sqaroi deklaratën e saj:

“E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë. E provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar! Unë Shkodrën e adhuoj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciali, që vazhdon e vërteton me këtë video. Ja po ta shpjegoj nëse nuk e ke të qartë çfarë është mentaliteti i provincialit: Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni, që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”.

Dea iu përgjigj edhe shprehjes së Luizit ku i referohej si një vajzë “që hipte e zbriste”, ku shpesh brenda shtëpisë ka sulmuar Deamishelin për raportin e saj me Amosin dhe Shpatin:

“Sa për hipje-zbritje njerëzish, unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën dhe kjo s’ka aq rëndësi, por është mënyrë shumë e shëmtuar kjo që ti zgjedh për t’iu drejtuar një vajze. Për më tepër, ti je një burrë që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja. E për çdo vajzë që duartroket kur një vajzë tjetër ulet, turp!”, drejtuar vajzave në koncert që brohoritën kur Luizi këndoi këngën.

Deamishel shtoi:

“Thoje që çdo gjë ishte lojë dhe do të mbaronte brenda shtëpisë. Po ja, ti je prova që njerëzit e këqinj nuk ndalen kurrë. Për ty nuk ishte as lojë, as nuk mbaroi aty. Ti e vazhdon urrejtjen që shpërndan, madje kalon në nivele të ulëta trë përmendjes së familjes, që unë s’do ta bëj kurrë. Kujdes çfarë u mëson atyre që të ndjekin, sepse ke një lloj impakti në shoqëri. Mos e zmadho urrejtjen që ke ti për gratë, për arsyet e tua”.

“Nejse, s’ke faj ti, kam unë që s’të padita për kërcënimin që më bëre, në atë moment kur e bëre. Kur më premtove që do më zhgarravisje dhe do më krijoje kujtimet më të këqija, për një nominim në një lojë. Do të kishe dalë nga shtëpia që atë ditë, shoqëruar nga pilicia. Por ti sot ma kthen këtë me mosmirënjohje. Unë zgjodha të të fal dhe paskam bërë gabim”.
 
“Një herë të fundit, mos e përmend më familjen time. Arrite majën, ke statusin si fitues i një populli, mos u bëj i turpshëm”, i bëri thirrje ajo.
 
“Thënë kjo, unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do të vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit, pavarësisht se ti dhe të gjithë ata që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer drejt nesh dhe më ndërpretë. Gjërat e mia të shenjta mos m’i prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për t’u pasuruar deri në pangopje”, përmbylli deklaratën Dea.