Celebrity

Harry Styles goditet me një send në sy, teksa po performonte

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2023

Harry Styles goditet me një send në sy, teksa po performonte
Getty Images

 
Tendenca për të goditur me sende këngëtarët teksa performojnë vijon dhe “viktima” e radhës ka qenë Harry Styles, i cili u godit me një objekt teksa ishte duke kënduar në turneun e tij në Europë.


Harry u godit në sy dhe dukshëm u lëndua, pasi ndaloi për disa çaste performancën e tij në Vienë. Këngëtari iu rikthye skenës pas disa minutave, duke vijuar me repertorin e tij.
 
Kohët e fundit, njerëzit kanë nisur një “trend” duke hedhur sende drejt këngëtarëve në skenë. E gjitha nisi me Bebe Rexhën, së cilës i hodhën një telefon në fytyrë, çka shkaktoi lëndime në vetull dhe hematomë në sy. Më pas, Ava Max u godit me shuplakë gjatë koncertit të saj, dikush hodhi drejt P!nk hirin e së ëmës së ndjerë, Drake po ashtu i gjuajti një person me telefon dhe Lil Nas X-it i hodhën një lodër seksi në skenë.
 
Të gjitha këto veprime kanë ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale dhe njerëzit bëjnë thirrje që e gjithë kjo valë goditjesh të ndalojë, pasi jo vetëm është mungesë respekti për artistët, por edhe i lëndon ata.