
Më 21 korrik të këtij viti pritet që të dalë një ndër filmat më të shumëpritur të këtij viti, “Barbie”, me regji të Greta Gerwig.
Ne e dimë që në rolin e “Barbie” do të jetë Margot Robbie, por pas saj, ka edhe disa “Barbie” të tjera, me profesione të ndryshme. Ndër të tjera, Dua Lipa do të jetë një Barbie sirenë, Hari Nef një Barbie mjeke, si dhe Issa Rae Barbie presidente.
Sa i përket Ken, Ryan Gosling do të jetë Ken që dashurohet me Barbie dhe përpos tij, ka edhe 4 Ken të tjerë:

Simu Liu

Ncuti Gatwa

Kingsley Ben-Adir

Scott Evans

Ndërkohë, për rolin e Ken në filmin "Barbie", Ryan Gosling është përballur me kritikat se është shumë "i rritur" për të luajtur një rol të tillë. Aktori ka mbrojtur veten duke u shprehur: “Nëse njerëzit nuk duan të luajnë me Ken-in tim, ka shumë Ken-a të tjerë për të luajtur".
Aktori foli gjithashtu për faktorët e ndryshëm që e bindën të merrte rolin e kukullës ikonike në komedinë me regji të Greta Gerwig - mundësia për të qenë pjesë e një filmi që nxjerr personazhet gra në qendër. Në film luajnë Margot Robbie, Issa Rae, Kate McKinnon, Hari Nef, America Ferrera e shumë të tjera.
Artikuj të sugjeruar:
- Niveli #PRO i marketingut: Margot Robbie po promovon si duhet filmin “Barbie”
- Nëse e ke me qejf, ke rastin që të kalosh një ditë në shtëpinë e filmit “Barbie” *falas*
- Margot zbulon shtëpinë e filmit “Barbie” & tani e kuptojmë pse në botë pati mungesë të ngjyrës rozë
- Në mbarë botën pati mungesë të bojës rozë për shkak të filmit ‘Barbie’