Celebrity

Khloé thotë se është një “prind i tretë” për mbesën e saj, Dream

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2023

Khloé thotë se është një “prind i
Khloé Kardashian është më shumë se thjesht një hallë për mbesën e saj, Dream, vajzën e Rob Kardashian dhe Blac Chyna.

Khloé po planifikonte ditëlindjen e Dream në shtëpinë e saj, ku foli edhe për rolin që ka ajo në jetën e vogëlushes. Pa përmendur emrin e Chyna (Angela White), Khloé e bëri shumë të qartë që s’ka marrëdhënie me të ëmën e Dream.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

“Nuk kam marrëdhënie me të ëmën e Dream. Është e vështirë që të kesh marrrëdhënie me dikë që të ka hedhur në gjyq për (të përfituar) miliona dollarë”, tha ajo, referuar gjyqit të famshëm mes familjes Kardashian dhe Blac Chyna. Kjo e fundit hodhi në gjyq familjen e famshme sepse pretendonte se anuluan shfaqjen e saj dhe të Rob Kardashian, pasi ata të dy u ndanë. Chyna e humbi gjyqin në vitin 2022.
 
Khloé e qartësoi se ndihet si një prind i tretë për mbesën e saj. “E di se sa e rëndësishme është që Dream të ketë një ndikim amësor”, u shpreh Khloé e më pas, Scott Disick shtoi se Khloé në njëfarë mënyrë bashkëprindëron për rritjen e mbesës.
 
Ylli i “The Kardashians” është nënë e dy fëmijëve, vajzës së saj True dhe djalit Tatum.

Artikuj të sugjeruar: