Celebrity Style

Nuk e dimë për ju, por ne po e adhurojmë fustanin e Dua Lipës *.*

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2023

Nuk e dimë për ju, por ne po e adhurojmë fustanin e Dua
Getty Images

Dua Lipa vijon të na mahnisë me përzgjedhjen e veshjeve të saj. Pas fustanit rrëzëllitës dhe transparent, Dua u paraqit në premierën e “Barbie” në Londër me një fustan mahnitës, të krijuar nga ajo vetë, në bashkëpunim me Versace, për koleksionin "La Vacanza".

Nuk e dimë për ju, por ne po e adhurojmë fustanin e Dua
Getty Images


Fustani në fjalë luante në mënyrë harmonike me motivet florale dhe me ngjyrat vibrante të verës dhe Dua zgjodhi që ta kombinonte me një chocker shumëngjyrësh, unaza dhe byzylykë chuncky. Modeli i flokëve ishte një bisht i thjeshtë dhe i gjatë, ndërsa makeup-i, minimalist, por tejet i këndshëm.

Nuk e dimë për ju, por ne po e adhurojmë fustanin e Dua
Getty Images


Dua e ka përcaktuar tashmë emrin e saj në botën e modës. Ajo ka bashkë-dizenjuar edhe një koleksion fantastik me Versace, “La Vacanza”, i cili të bëjë me “lirinë, argëtimin dhe vetëbesimin”, përcjellë përmes detajeve dhe motiveve si flutura kristali, ngjyra të ndritshme, shkëlqim metalik etj.


Artikuj të sugjeruar: