
Në tetor të vitit 2021, Yolanda Hadid pretendoi se Zayn “e shtyu”. Disa ditë më vonë, ai u akuzua se i shkaktoi ankth dhe dhimbje fizike ish-vjehrrës së tij, çka solli edhe ndarjen me Gigi Hadid. Asokohe, Zayn e mohoi akuzën, por për hir të vajzës së vogël, Khai, nuk dha të tjera detaje.
View this post on Instagram
Gjatë intervistës së tij në podkastin “Call Her Daddy”, Zayn foli sërish për incidentin dhe u shpreh: “Unë e dija se si ishte situata, e dija se ç’kishte ndodhur dhe se si njerëzit do të përfshiheshin. Thjesht u mundova të mos shpërndaja dhe merrja negativitet me të (Yolanda-n) ose me narrativat online, të cilat vajza ime do t’i shihte dhe do t’i lexonte”, shtoi Zayn.
Më tej, tha:
“Besoj se e përballova në mënyrën më të mirë, miqësore dhe me respekt dhe kaq mund të thuhet. Për mua, gjëja më e çmuar që kam në jetë është koha dhe më merr shumë kohë që të shpjegoj dhe justifikoj veten në një ambient toksik”, shpjegoi Zayn.
Asokohe, pavarësisht se Zayn e mohoi akuzën dhe nuk pranoi të kundërshtonte akuzat, ai u dënua me gati një vit shërbim prove dhe programe të menaxhimit të dhunës në familje dhe zemërimit. Edhe pse dyshja u nda, sërish Gigi dhe Zayn ia kanë dalë që të bashkëprindërojnë për vajzën e tyre Khai, të cilën e cilësojnë si prioritet.
Artikuj të sugjeruar:
?