
Njerëzit janë në dilemë nëse Sofia Vergara dhe bashkëshorti i saj, Joe Manganiello po përjetojnë në krizë në martesën e tyre dhe për këtë, bazohen tek urimi i tij në Instagram, për ditëlindjen e yllit të “Modern Family”.

Komentuesit iu referuan komentit si “të ftohtë”, “të thatë” dhe “pa ndjenja”, pasi Joe publikoi një foto të tij dhe Sofia-s dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen, Sofia”.

Menjëherë nisën komentet që vinin në pah faktin që Joe s’kishte përdorur “fjalë të ëmbla” drejtuar bashkëshortes së tij.
“Jam e vetmja që s’më bën sens ky urim?”, pyeti dikush. “Sofia, as “dashuria ime” ose “gruaja ime e bukur”…thjesht Sofia”, shkroi dikush tjetër. “Sa urim i ftohtë”, u shpreh një tjetër komentues.
Dikush tjetër mori guximin t’i drejtohet direkt Joe dhe shkroi: “Joe, uroj që të jeni mirë, por ky urimi është shumë i ftohtë, krahasuar me atë të vjetshmin”, tha personi në fjalë.
Mes këtij paniku, nuk mund të përjashtohet fakti që Joe mund t’ia ketë thënë të gjitha fjalët e bukura privatisht Sofia-s, ose në FaceTime, pasi nuk ishte prezent në udhëtimin e saj në Capri, Itali.
View this post on Instagram
Sofia e festoi ditëlindjen me mikeshat e ngushta dhe në fotot e postuara, në asnjë moment nuk u duk bashkëshorti i saj. Gjithsesi, ai mund të jetë duke shkrepur fotot. Ku i dihet.