
Trendi më i ri në TikTok i referohet përzgjedhjes së këpucëve dhe gjithnjë e më shumë po fiton mbështetjen e përdoruesve të rrjetit social. Shembulli kryesor për “teorinë e këpucëve të gabuara” është Kendall Jenner.

Teoria nisi nga stilistja Allison Bornestein, e cila shpjegon se si mund ta ndihmojnë këpucët një veshje të duket më autentike, interesante dhe e personalizuar. Videoja virale ka grumbulluar rreth 27 milionë klikime deri më tani dhe Allison shpjegon konceptin e zgjedhjes së “këpucëve të gabuara” si një opsion i qëllimshëm në vend të një zgjedhjeje funksionale.
@allisonbornstein6 how to make your look feek styled and intentional….. #stylist #stylingtips #sneakers #summerstyle @Lucy Williams @Lauren Chan @Kendall Jenner @Imani Randolph ? original sound - Allison Bornstein
Pra, nëse vendos të veshësh një palë atlete të rehatshme, pjesa tjetër e veshjes, e zëmë një fustan apo fund maxi, mund të mos duket shumë e kombinueshme, ama e bën më të personalizuar veshjen. Kjo, i bën këpucët të duken një zgjedhje e qëllimshme e stilit.
E njëjta gjë vlen edhe për këpucët me taka, të cilat përshtaten shumë mirë me xhinset.
“Kjo është arsyeja se pse teoria është kaq e rëndësishme, pasi i jep personalitet pamjes tënde”, shtoi Allison.
Shumë njerëz në TikTok e lavdëruan “teorinë e këpucëve të gabuara” dhe disa e cilësuan si një “gjetje gjeniale”.
Artikuj të sugjeruar: