Celebrity

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ritakohen 4 vite pas skandalit të tradhtisë

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2023

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ritakohen 4 vite pas skandalit të 
Kylie Jenner dhe Jordyn Woods po bëhen sërish shoqe? Katër vite pas skandalit të tradhtisë, në të cilin u përfshi Jordyn dhe ish-partneri i Khloé, Tristan, Kylie dhe Jordyn janë takuar në një restorant sushi dhe kanë darkuar së bashku.

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ritakohen 4 vite pas skandalit të
Backgrid


Vajzat, të dyja 25 vjeç, janë parë të lumtura nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas përfundimit të darkës, ato kanë qenë gjithashtu në të njëjtën makinë.

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ritakohen 4 vite pas skandalit të
Backgrid


Ritakimi i papritur vjen 4 vite pas tradhtisë që ka ndodhur në vitin 2019, ku Jordyn dhe Tristan u puthën, ndërkohë që ai ishte ende i lidhur me Khloé. Jordyn ishte mikesha e ngushtë e Kylie-s dhe shpenzonte shumë kohë me familjen.

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods ritakohen 4 vite pas skandalit të
Backgrid


Pas dramës mes familjen Kard-Jenner dhe Jordyn, fjalën e fundit e tha Khloé, e cila saktësoi se s’ka asgjë kundër 25-vjeçares, në një prej episodeve të “Keeping Up With the Kardashians”. Ajo theksoi se i ka falur njerëzit dhe nëse duan që ata ta falin veten dhe të mos përsërisin të njëjtin cikël, është totalisht në dorën e tyre.

Artikuj të sugjeruar: