Celebrity

Bebe Rexha publikon mesazhet ku partneri e kritikon për peshën

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2023

Bebe Rexha publikon mesazhet ku partneri e kritikon për peshën 
Bebe Rexha ka publikuar disa mesazhe me të dashurin e saj, Keyan Safyari, ku ky i fundit e kritikon sepse këngëtarja ka shtuar peshë.
 
“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”.

“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, lexohet në mesazhe.
 
Më pas, biseda vijoi: “Hë tani, shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo ka kuptim, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”, ia ktheu Bebe, duke theksuar se nuk mund të përdorë diçka të tillë për të “armatosur” inatin, ankthin apo pasiguritë e tij.
 
Sayfari i shkroi Rexhës se duhet të mendojë, të shkruajë mendimet, të flasë me një terapist dhe të kërkojë për zanafillën e problemit.
 
Ndërkohë, këngëtarja nuk e ka sqaruar statusin e saj sentimental, por njerëzit mendojnë se ndoshta ky është njoftimi që ata janë ndarë.

Bebe dhe Keyan u lidhën në vitin 2020.

Nga ana tjetër, Bebe ka treguar se vuan nga sindroma PCOS - Sindroma e vezores policistike shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve. PCOS mund të prishë ciklin menstrual. Aknet, rritja e flokëve, shtimi në peshë dhe njollat eerrëta në lëkurë janë simptoma të tjera të gjendjes. PCOS mund të rrisë rrezikun e infertilitetit, sindromës metabolike, apnesë së gjumit, kancerit endometrial dhe depresionit.

"Unë padyshim që kam probleme me peshën dhe pamjen dhe qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë. Shumë gra e kanë dhe nuk nuk e dinë,” tha Bebe duke theksuar se shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme me të cilën ajo përballet.

Artikuj të sugjeruar: