Celebrity

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i kanë dhënë fund martesës

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2023

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i kanë dhënë fund martesës
Instagram

 
Pas shqetësimeve të fansave symprehtë se martesa e Ariana Grande-s është në krizë me Dalton Gomez, Page Six konfirmoi se dyshja është ndarë që prej janarit të këtij viti, por kanë mbetur miq të mirë. Ata ishin të martuar prej 2 vitesh.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i kanë dhënë fund martesës
Instagram


Sipas burimeve, Dalton u përball me shumë sfida për t’u ambientuar me jetën dhe gjithë vëmendjen e Ariana Grande-s, përpara se të merrnin vendimin për divorc.
 
“Ata e morën vendimin së bashku. Kishin probleme që para janarit, por donin që të ishin miq të ngushtë”, u shpreh burimi, duke shtuar se Gomez, tanimë ka vijuar jetën e tij, pasi ka dalë me disa vajza pas ndarjes nga Ariana Grande.

Ariana Grande dhe Dalton Gomez i kanë dhënë fund martesës
Instagram


Nga ana tjetër, këngëtarja e “7 Rings” s’e ka pasur aspak problem këtë dhe është përqendruar te karriera e saj.

Artikuj të sugjeruar: