
Rita Ora u përlot teksa ishte duke folur për vështirësitë dhe sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj drejt famës. E ftuar në podkastin “Diary of a CEO”, ajo shpjegoi se po jetonte ëndrrën e saj, por kur u zgjua, gjithçka kishte heshtur dhe kjo s’e bëri të ndihej aspak mirë.

“Kishte një ndjenjë që unë duhet të punoja për ta provuar veten time, sepse isha një e re ëndërrimtare dhe naive dhe kështu duhet të jesh në atë moshë”, u shpreh Rita dhe më pas, foli edhe për dështimet në karrierën e saj, ku theksoi se ka bërë disa gabime dhe nuk ka marrë vendimet e duhura.
Ora shpjegoi edhe se si e përballon të gjithë këtë dhe u shpreh se ndihet e thyer dhe se i duket sikur çdo gjë që ka bërë do të zhduket dhe kjo e rikthen te frika se do të humbasë gjithçka.
“Kur bota të sheh, ti thyesh dhe frikësohesh. Mendoj vetëm për mamin dhe babin sepse ata kanë punuar shumë që të arrij në këtë pikë”, tha ajo e përlotur dhe shtoi: “Ti s’mund ta fajësosh veten për gjithçka, e vetmja mënyrë është që të ecësh përpara”.

Javën e kaluar, Rita publikoi albumin e saj të ri “You & I” dhe tha se albumi përfaqëson vetë atë dhe bashëshortin e saj, Taika Waititi. “Është mami, miqtë, fansat dhe në disa forma, përfaqëson marrëdhënien që kam me veten. Albumi është si ditari im këto 2 vitet e fundit dhe jam e emocionuar që më në fund mund ta dëgjoni”, u shpreh ajo.
Artikuj të sugjeruar: