Sofia Vergara, Ariana Grande, Reese Witherspoon dhe Ricky Martin po divorcohen dhe mund të themi që në stinën e verës përballemi shpesh me lajme të tilla ndarjesh. Vera sjell më shumë liri, mundësi për të njohur njerëz të tjerë dhe sigurisht, dëshirën për të qenë single. Si ta kuptosh nëse është momenti të ndahesh? Ne po të tregojmë 5 shenjat që tregojnë se marrëdhënia jote s’do e ketë të gjatë këtë verë:
Partneri/ja të acaron gjatë gjithë kohës
Nëse e kap veten shpesh që acarohesh nga gjithçka te partneri, madje edhe te mënyra se si merr frymë, besojmë se e di përfundimin. Me shumë gjasa, një verë single të pret!
Mendon sa qejf është të jesh single
Imagjinon për njerëzit që mund të njohësh? Për të gjitha çmenduritë që mund të bësh me gocat/çunat dhe sa e bukur është jeta kur je single? Epo, nëse e mendon kaq shpesh, do të thotë se do vërtet të jesh beqar/e.
Nuk ke besim te personi tjetër
Siç e thamë më sipër, vera shpalos qindra mundësi për t’u njohur me të tjerë njerëz dhe në disa raste, për të tradhtuar. E gjitha kjo ndikon në besimin që ti ke te partneri/ja dhe nëse mendon se nuk është një person që mund t’i zësh besë, herët a vonë, do të ketë zënka që do të kenë impakt negativ në marrëdhënien tënde.
Nuk e vlerëson më partnerin/en
Ose e ke marrë marrëdhënien për të mirëqenë, ose thjesht je mërzitur nga partneri/ja, ose ke arsye të tjera. Nuk ka aspak rëndësi se cili është shkaku, por përfundimi mund të çojë në ndarje, pasi mungesa e vlerësimit sjell edhe mungesën e dashurisë dhe respektit.
Nuk përpiqet më askush ta bëjë marrëdhënien të funksionojë
Që nga gjestet e vogla e deri te situatat më të ndërlikuara, askush nga ju të dy nuk përpiqet më që ta bëjë marrëdhënien më të qëndrueshme, të bukur, romantike, përmbushëse dhe fundja, që të funksionojë siç duhet.
Artikuj të sugjeruar: