Celebrity

Interneti s’po e merr dot veten nga takimi i Kylie me Jordyn Woods

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2023

 

Interneti s’po e merr dot veten nga takimi i Kylie me Jordyn Woods
Backgrid


Dje të gjithë u shokuan kur Kylie Jenner dhe Jordyn Woods u takuan dhe darkuan në një restorant sushi, pas 4 viteve. Ato më parë kanë qenë shoqe të ngushta, por Jordyn u puth me Tristan, ish-partnerin dhe babain e dy fëmijëve të Khloé Kardashian dhe drama nisi.
 
Sigurisht, interneti pësoi një shok dhe reagoi ashtu siç i ka hije, përmes meme-ve dhe "viktima" ka qenë Anastasia Karanikolaou, a.k.a Stassie, shoqja e ngushtë e Kylie-s.

Interneti s’po e merr dot veten nga takimi i Kylie me Jordyn Woods
Instagram

"Stassie duke rendur në shtëpinë e Kylie, para se ajo të ndërrojë bravat"

"Jordyn duke shkuar në shtëpi, pasi zëvendësoi me sukses Stassie"

"Stormi duke parë Kylie dhe Jordyn të flasin pas shumë vitesh"

Dikush tjetër thotë se raporti i tyre ka nisur që prej fëmijërisë dhe se ato duhet të jenë sërish shoqe. "Dua që të kuptoni se Jordyn ka qenë shoqe e ngushtë me Kylie që prej fëmijërisë dhe një dashuri e tillë nuk zhduket kaq thjesht. Ka kaluar mjaftueshëm kohë që të dyja palët të pajtohen", shkroi personi.

Mos harroni edhe një kujtesë të vockël: "Fakti që Kylie dhe Jordyn janë prapë shoqe, nuk është një shenjë që të rikthehesh me ish-shoqen e ndyrë", referuar asaj shoqes që të ka lënë në baltë.

Vajzat 25-vjeçare u fotografuan të lumtura pranë njëra-tjetrës duke darkuar në një restorant. 

Ritakimi i papritur vjen 4 vite pas tradhtisë që ka ndodhur në vitin 2019, ku Jordyn dhe Tristan u puthën, ndërkohë që ai ishte ende i lidhur me Khloé. Jordyn ishte mikesha e ngushtë e Kylie-s dhe shpenzonte shumë kohë me familjen.

Pas dramës mes familjen Kard-Jenner dhe Jordyn, fjalën e fundit e tha Khloé, e cila saktësoi se s’ka asgjë kundër 25-vjeçares, në një prej episodeve të “Keeping Up With the Kardashians”. Ajo theksoi se i ka falur njerëzit dhe nëse duan që ata ta falin veten dhe të mos përsërisin të njëjtin cikël, është totalisht në dorën e tyre.