Shëndeti

Shenjat që tregojnë se mund të kesh intolerancë ushqimore

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2023

Shenjat që tregojnë se mund të kesh intolerancë ushqimore
charlestonallergy.com

Intoleranca ushqimore prek sistemin tretës dhe njerëzit që vuajnë nga intoleranca, nuk mund të konsumojnë ushqime të ndryshme, pasi kanë dhimbje, gazra, diarre dhe probleme të tjera.

Intoleranca ushqimore, nga vetë emri, tregon se stomaku dhe sistemi tretës nuk toleron disa ushqime të ndryshme dhe merr më shumë kohë për t’i tretur këto ushqime. Më shumë kohë në tretje përkthehet në dhimbje dhe problematika për shëndetin tënd.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të vuash nga intoleranca ushqimore?

Simptomat më të zakonshme janë:

Diarre

Ndjesia e fryrjes

Skuqje e lëkurës, edhe në zonën e fytyrës

Dhimbje koke, në disa raste edhe ndikim në migrenë

Rrjedhje hundësh

Marramendje

Dhimbje dhe siklet në stomak

Refluks

Ndjesi lodhjeje edhe pasi ke fjetur mjaftueshëm

Në disa raste, edhe të vjella

Cilat janë disa nga ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë intolerancë?

Ushqimet që përmbajnë laktozë (qumështi; kosi; djathi; gjalpi; drithërat)

Shenjat që tregojnë se mund të kesh intolerancë ushqimore

Ushqimet që përmbajnë gluten (buka e bardhë; salcat: barbeque, sojë, ketchup; makaronat; petullat; patatinat; birra)

Shenjat që tregojnë se mund të kesh intolerancë ushqimore

Kafeja

Shenjat që tregojnë se mund të kesh intolerancë ushqimore

Si mund të trajtohet intoleranca ushqimore?

Nuk ka një kurë specifike që "të shëron" nga intoleranca ushqimore, po ka disa strategji dhe teknika të thjeshta që të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave:

Eliminimi nga dieta i ushqimeve që shkaktojnë problemin, pasi sado të të pëlqejnë, na beso, do të pendohesh.

Marrja e disa ilaçeve që lehtësojnë simptomat si: diarreja, dhimbjet e kokës, apo të vjellat. 

Artikuj të sugjeruar: