
Emily Blunt, e cila luan rolin e Katherine, gruan e shkencëtarit Robert Oppenheimer (Cillian Murphy), tha se aktori konsumonte në darkë një bajame, ose një fetë mollë.

Edhe Matt Demon tha se e ftonin shpesh për darkë aktorin, por ai nuk pranonte kurrë të darkonte. “E ftonim Cillian çdo mbrëmje për të darkuar, por ai s’erdhi kurrë”, tha Damon, i cili luan rolin e gjeneralit Leslie Richard Groves Jr., i cili mori pjesë në “Projektin Manhattan”.
“Projekti Manhattan” – nisma kërkimore dhe zhvilluese që çoi në prodhimin e armëve të para bërthamore, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Projekti u drejtua nga SHBA, me mbështetjen e Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Damon shtoi se Cillian po humbte kaq shumë peshë, sa nuk hante kurrë darkë. Ndërsa Murphy e shpjegoi se e mori shumë seriozisht rolin e tij. “Ata dilnin, ndërsa unë isha në tualet, duke lexuar tekstin”, u shpreh ai.

“Ne darkonim çdo natë”, shtoi Damon, kur Blunt ndërhyri dhe tha se pinin shumë margarita dhe se kjo i ndihmoi që të krijonin një marrëdhënie më të ngushtë me stafin dhe aktorët e tjerë.
“Oppenheimer” do të jetë zyrtarisht në kinema në datën 21 korrik dhe pritet që të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Deri më tani, kritika është treguar shumë bujare me përshtypjet për filmin dhe vetë Robert Downey Jr. është shprehur se ky është filmi më i mirë ku ka luajtur.