Celebrity

Bella Hadid dhe Marc Kalman i japin fund lidhjes

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2023

Bella Hadid dhe Marc Kalman i japin fund lidhjes
GETTY IMAGES

Tani që Afërdita është në prapavijë, kemi një valë ndarjesh, (që mund të kenë ndodhur më herët, por tani po dalin në sipërfaqe), e cila nisi me Ricky Martin, Sofia Vergara, Ariana Grande dhe tani, Bella Hadid, e cila i ka dhënë fund lidhjes së saj me Marc Kalman.

Bella Hadid dhe Marc Kalman i japin fund lidhjes
GETTY IMAGES

Një burim tha për ET se dyshja është ndarë në pranverë dhe shtoi: “Ata ishin shumë të dashuruar, por lidhja mori rrjedhën e vet dhe vendosën që t’i jepnin fund. Bella është një person shumë i mirë, por vuan nga presioni i famës”.
 
Më pas, vijoi:
 
“Bella po merr kohën e merituar për të trajtuar sëmundjen e saj Lyme”.

Bella Hadid dhe Marc Kalman i japin fund lidhjes
GETTY IMAGES

Bella dhe Marc kishin rreth dy vite të lidhur. Ndarja e tyre vjen pasi një burim tha për ET se drejtori artistik po planifikonte tìi propozonte modeles për fejesë në vjeshtë.

Bella Hadid dhe Marc Kalman i japin fund lidhjes
GETTY IMAGES

Ata e konfirmuan lidhjen e tyre në korrik të vitit 2021, megjithëse shumë zëra thonë se kanë qenë të lidhur që prej 2020-ës, por e kanë mbajtur private lidhjen.
 

Artikuj të sugjeruar: