
Të gjithë po ndahen, domethënë, të gjiiiithë! Ne besonim në dashurinë e Bella Hadid dhe Marc Kalman, kur *faaap*, u ndanë! E njëjta gjë me Ricky Martin, Ariana Grande dhe Sofia Vergara. Por, nëse të duket e papritur e gjitha kjo dhe lajmet e ndarjeve s’po të lënë kohë të marrësh veten, mund të të themi se arsyeja e vetme është prapavija e Afërditës.
Afërdita, planeti i dashurisë dhe të bukurës, është në prapavijë në shenjën e Luanit dhe kjo do të thotë që çështjet e lidhura me zemrën dhe ndryshimet në pamjen e jashtme nuk do të jenë në formën më të mirë. Kjo do të zgjasë nga data 22 korrik deri më 3 shtator.
Kur Afërdita është në prapavijë, dashuria është në ngërç dhe kjo do të thotë se do të mendoni për ndonjë ish, disa të tjerë do të rikthehen, do të ndaheni, ose do të keni më shumë zënka se zakonisht me personin e zemrës. Gjithashtu, shumë analizime do të zënë një pjesë të madhe të kohës dhe mendimeve tuaja, si dhe nuk sugjerohet të bëni ndryshime të mëdha në pamjen e jashtme.
Nëse jeni në një lidhje, gjërat mund të ndërlikohen paksa. Megjithatë, më të fortët mbijetojnë, sepse kjo periudhë në lidhjet e dashurisë nuk ndodh për t’ju shkaktuar stres, por për të testuar lidhjen tuaj. Probleme të reja do të shfaqen dhe do t’ju duhet të përballeni me to. Do të nisni diskutime të zjarrta, ose do të acaroheni me gjëra që më parë s’e keni pasur aspak problem.
Edhe nëse po mendoni për një lidhje të re, më mirë mos e mendoni fare, pasi prapavija e Afërditës do t’ju bëjë të ndaheni shpejt.
Tani, kalojmë te bukuria. Afërdita është edhe planeti i bukurisë, ndaj mos e çoni ndër mend që të bëni ndryshime drastike në pamjen tuaj. Nëse nga brune keni në plan të kaloni në bionde; doni të bëni një ndërhyrje plastike, botoks; të bleni veshje të reja; të bëni një tatuazh, apo piercing, nuk jua sugjerojmë.
Kjo prapavijë, si gjithë të tjerat, do të jetë e mbushur me ndryshime. Të gjitha marrëdhëniet, jo vetëm ato romantiket, do të kalojnë nëpër testime të çuditshme dhe ndoshta në shtator do ta gjeni veten me shumë më pak miq. Por, e gjitha kjo ia vlen dhe frytet do të jenë shumë të shëndetshme në fund.
Deri më 3 shtator, ju urojmë fat!
Artikuj të sugjeruar: