
Sipas burimeve, Joe Manganiello i dha fund martesës 7-vjeçare me Sofia Vergara-n, sepse nuk ranë në të njëjtin mendim për të pasur një fëmijë. Thuhet se aktori donte shumë që të bëhej baba dhe se kjo dëshirë ishte rritur me kalimin e viteve.

Është i paqartë qëndrimi i Sofia-s për këtë çështje, megjithëse aktorja është nëna e Manolo, 31 vjeç, për të cilin bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Joe Gonzales. Sofia u përball me një betejë të ashpër gjyqësore kur vendosi që të ngrinte vezët dhe ish-i fejuari i saj u përpoq që t’i përdorte ato për të pasur fëmijë pas ndarjes së tyre.

Në vitin 2021, gjykata vendosi në favor të saj dhe kjo ndryshoi edhe pikëpamjen e Sofia-s për të pasur një fëmijë.
Sofia dhe Joe nënshkruan divorcin pas 7 viteve martesë dhe arsyeja sipas Joe, ishte se kishin shumë dallime.
Artikuj të sugjeruar:
- Për të gjitha ndarjet (tuajat dhe të V.I.P-ave) fajësoni prapavijën e Afërditës
- Nisur nga V.I.P-at që po ndahen: 5 shenjat që tregojnë se marrëdhënia jote s’do të mbijetojë në verë
- Sofia Vergara dhe Joe Manganiello konfirmojnë divorcin
- Pse njerëzit mendojnë se martesa e Sofia Vergara-s është në krizë?