Horoskopi

Prapavija e Afërditës do të ndikojë shumë (po shumë fare ama) në këto 4 shenja

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2023

Prapavija e Afërditës do të ndikojë shumë (po
SpiritDaughter

 
Afërdita, planeti i dashurisë dhe së bukurës, do të jetë në prapavijë në shenjën e Luanit dhe kjo do të thotë se të gjitha marrëdhëniet do të testohen, si dhe nuk duhet të bësh ndryshime drastike në pamjen tënde të jashme.
 
Ndërkohë, këto 4 shenja do ta ndiejën presionin dhe fuqinë e prapavijës më shumë se të tjerat:
 
Demi

Prapavija e Afërditës do të ndikojë shumë (po
stylecaster.com


Prapavija është te pragu i derës tënde, i dashur Dem, ndaj sigurisht që nuk do t’i shpëtosh dot ndikimit të saj. Nëse mendon se shumë gjëra në jetën tënde kanë marrë një rrjedhë të papritur, le të themi që prapavija e ka fajin.
 
Afërdita në prapavijë do të ndriçojë konfliktet e vjetra dhe të pazgjidhura dhe gjatë gjithë kohës do të kesh dilema dhe do kërkosh zgjidhje për probleme që të mundojnë. Ama, nëse arrin ta gjesh zgjidhjen që kërkon, vetë Afërdita do të të rikthejë në rrugën e duhur.
 
Luani

Prapavija e Afërditës do të ndikojë shumë (po
stylecaster.com


Me shumë gjasa, këtë verë ndihesh më i/e lodhur se kurrë, përton edhe të marrësh frymë, lëre pastaj të planifikosh pushimet. Kjo prapavijë të ndihmon që të punosh më shumë me veten dhe identitetin tënd. Prej kohësh ke pyetur veten se çfarë do dhe në ç’pikë do të shkosh dhe pas kësaj prapavije, do ta kesh më të qartë.
 
Pas shenjës tënde që vdes për vëmendje dhe ka shumë vetëvlerësim, fshihet edhe një frikë e madhe nga refuzimi. Komentet dhe përshtypjet negative ndikojnë shumë tek ti dhe mënyra se si ti e sheh veten, ndaj Afërdita të ndihmon që të kthjellosh gjykimin dhe të rilidhesh me veten.
 
Kjo periudhë do të jetë shumë e vështirë për egon tënde, e cila është e pathyeshme. Gjithsesi, reflektimi dhe përpjekjet e tua do të arrijnë ta krisin atë, për t’u bërë versioni më i mirë i vetes, për të gjithë. Të pret një kohë e vështirë, ndaj dyfisho dashurinë ndaj vetes.
 
Akrepi

Prapavija e Afërditës do të ndikojë shumë (po
stylecaster.com


Ke ndjerë dëshirën që të japësh dorëheqjen këto kohë? Gjasat janë që ti të jesh hasur me një numër shumë të madh pikëpyetjesh nëse po bën gjënë e duhur në karrierë. Kjo prapavijë nuk do të kursehet fare me sfidat që do të të japë, por njëkohësisht do të të orientojë në drejtimin e duhur.
 
Gjithashtu, prapavija do të të hapë sytë për njerëzit që ke rreth teje, sidomos kolegët. Nëse po bën gjëra që s’të bëjnë krenar/e, ndoshta duhet të ndërrosh taktikën dhe t’i bësh ndryshe. Na beso, me shumë mundësi do të funksionojë.
 
Prapavija do të të japë përgjigje për pyetjet që të kanë lodhur këto kohë, ndaj përqendrohu dhe shih shenjat.
 
Ujori

Prapavija e Afërditës do të ndikojë shumë (po
stylecaster.com


Ti, i dashur Ujor do të ndjesh prapavijën klasike, atë që hedh dritë mbi problemet, konfliktet dhe bisedat që ti ke menduar se i ke zgjidhur. Ndërkohë që Afërdita shkon në prapavijë, armiq, partnerë, bashkëpunëtorë, njerëz interesant do të (ri)hyjnë në jetën tënde dhe ç’do të bësh ti? Do të grindesh me ta! (E sheh që prapavija ndikon se ti s’përfshihesh kurrë në konflikte?).
 
Edhe pse natyra jote prej shenje ajri të thotë: “Të lutem, shmange konfliktin dhe dramën”, prapavija e Afërditës të nxit të përfshihesh në biseda të ethshme dhe të mos e njohësh fjalën “kompromis”.
 
Përgatite veten sepse do të kesh shumë rikthime, sidomos nga njerëz dhe miq të vjetër, që kanë dalë nga jeta jote. Do të marrësh falenderime, mesazhe që tregojnë se sa krenarë janë këta persona për ty dhe mbetet në dorën tënde nëse do t’i rikthesh në jetë apo jo këta individë.
 
Artikuj të sugjeruar: