Muzika

Britney Spears & Will.i.am publikojnë këngën e re dhe paparacëve s'do u pëlqejë fare

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2023

Britney Spears & Will.i.am publikojnë këngën e re dhe
Getty


Britney Spears dhe Will.i.am kanë publikuar këngën e re “Mind Your Business” dhe praktikisht, u thonë paparacëve dhe mediave të shohin punën e tyre dhe të mos pyesin apo ndjekin më Britney.

 

Will.i.am njoftoi njerëzit gjatë kësaj jave se do të sjellë një këngë të re dhe tha se vera do të jetë e nxehtë (më shumë se kaaq?” dhe Britney shtoi: “Shih punën tënde, k*rvë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by will.i.am (@iamwill)

“Paparacët shkrepin fotot e mia…unë jam ekonomia. Ata më ndjekin, më ndjekin mua”, thotë Britney dhe kjo është kënga e dytë e saj, që pas rimarrjes së financave dhe kontrollit të plotë të jetës së saj. Në 2022-shin, Britney solli një bashkëpunim me Elton John, “Hold Me Closer”.
 
Single i fundit i Spears është “Glory” në vitin 2016.

Artikuj të sugjeruar: