Muzika

Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2023

Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha” 
Noizy ka folur për albumin “Alpha” dhe këngët e preferuara që ka nga ky album, të cilat lidhen edhe me jetën e tij.

“Në mesin e këngëve të atij albumi janë 5-6 këngë shumë të forta, komerciale, që sigurisht marrin më shumë klikime, por të preferuarat e mia janë këngët që kanë të bëjnë pak me jetën time”, u shpreh Noizy, duke veçuar “Alo, alo”, “Edhe sa” dhe “A je i lumtur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)

Më tej, Noizy shpjegoi se pse janë të preferuarat e tij:

“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’.  Kënga ‘Alo alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët më personale të miat që kanë të bëjnë me jetën time disi, në njëfarë mënyre".

Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

Ai shtoi:

"Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, tha ai, duke shtuar edhe se të gjitha këngët do të këndohen live, me orkestër dhe theksoi diferencën e madhe që kanë projektet muzikore kur këndohen në një mënyrë kaq madhështore, me një organizim profesional.

Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

“Alpha Show” do të vijojë traditën, duke ardhur sërish pranë adhuruesve të muzikës Hip Hop, më 4 gusht, në sheshin “Nënë Tereza” dhe Noizy bëri thirrje që të mos mungoni!

Artikuj të sugjeruar: