Celebrity

Princat William dhe Harry paskan përdorur të tjerë mbiemra para se të martoheshin

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2025

Princat William dhe Harry paskan përdorur të tjerë mbiemra para

Princi William dhe Princi Harry përdorën një mbiemër tjetër për të nderuar babain e tyre, mbretin Charles III, përpara martesave të tyre me Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Shpesh, anëtarët e rangut të lartë të familjes mbretërore britanike nuk përdorin mbiemra dhe as William, as Harry nuk e kishin të shënuar një të tillë në certifikatat e tyre të lindjes.

Princat William dhe Harry paskan përdorur të tjerë mbiemra para
Getty Images

William dhe Harry përdornin herë pas here mbiemrin Mountbatten-Windsor si pasardhës meshkuj të gjyshërve të tyre të ndjerë, mbretëresha Elizabeth II dhe princi Philip, megjithatë ndërsa kryenin shërbimin ushtarak në fillim të të 20-tave të tyre, ata përdorën mbiemrin Wales.

Mbiemri ishte një shenjë nderimi për babain e tyre, i cili njihej si princi i Uellsit përpara se të bëhej mbret në vitin 2022 pas vdekjes së Elizabeth.

Në një foto të vitit 2009, vëllezërit mund të shihen të veshur me etiketa emrash që shkruajnë, "William Wales" dhe "Harry Wales". Ata e përdorën këtë mbiemër sepse nuk kishin marrë ende tiitujt zyrtarë nga monarkia.

Princat William dhe Harry paskan përdorur të tjerë mbiemra para
WireImage

Në vitin 2011, William u bë duka i Cambridge-it kur u martua me Kate Middleton, duke u “bërë” kështu William Cambridge. Sidoqoftë, ai u kthye në përdorimin e mbiemrit Wales pak më shumë se një dekadë më vonë kur babai i tij i pasoi titullin e princit të Wales-it. Gjithashtu, tre fëmijët e tij morën po këtë mbiemër në vitin 2022.

Princat William dhe Harry paskan përdorur të tjerë mbiemra para
Getty Images

Harry, nga ana tjetër, fitoi titullin duka i Sussex-it pas martesës së tij në vitin 2018 me Meghan Markle, duke u bërë kështu Harry Sussex. Megjithëse Harry dhe Markle bënë një hap prapa nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020, ata u lejuan të mbanin mbiemrin Sussex për sa kohë që ai nuk përdorej për ndonjë biznes zyrtar. Të njëjtin mbiemër mbajnë dhe fëmijët e tyre.

Princat William dhe Harry paskan përdorur të tjerë mbiemra para
AFP via Getty Images

Ndërsa vendimi i Harry dhe Markle për të mbajtur mbiemrin Sussex ka shkaktuar bujë, alumi i Meghan shpjegoi në serialin e saj në Netflix, se emri "domethënës" e bën atë të ndihet më afër me fëmijët e saj tani që të gjithë kanë të njëjtin mbiemër.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Page Six