Gati për të marrë vesh se ç’do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde?
Dashi
Nëse diçka nuk funksionon, nise nga e para, Dash! Plutoni do që të kesh një fillim të ri, ndërkohë që edhe zbulon se sa e frikshme dhe e papritur është e ardhmja dhe e panjohura. Gjërat më të mira u ndodhin njerëzve që guxojnë, ndaj mos e mendo dy herë.
Demi
Çliroje veten nga prangat e së shkuarës. Mërkuri hyn në Virgjëreshë për të të frymëzuar që të gjesh zakone dhe sjellje të reja, si dhe të rrisësh vetëbesimin, kreativitetin dhe lumturinë.
Binjakët
Të qëndrosh vetëm apo me të tjerët? Kjo çështje të mundon dhe Plutoni të thotë të gjesh balancën e duhur dhe të rrish me njerëz që të kuptojnë dhe të bëjnë të ndihesh vetëvetja.
Gaforrja
Të përshtatesh është një super aftësi dhe Plutoni të ndihmon shumë që të perfeksionosh këtë aftësi, në mënyrë që të ndërtosh marrëdhëniet më përmbushëse dhe kuptimplota.
Luani
Balanco detajet e vogla dhe të mëdha, i dashur Luan. Të martën, Plutoni do të të motivojë të ecësh para një ideje të rëndësishme, pasi ke bërë hapa të vegjël dhe domethënës. Nga sot e tutje, do të ndiesh dëshirën për të bërë më të mirën, duke vënë re çdo detaj.
Virgjëresha
Nise një bisedë të vështirë, Virgjëreshë! Merr kurajon të gjesh dhe të flasësh të vërtetën, e cila përcakton dhe tregon se kush je ti. Mos u shqetëso se ç’do të thotë personi që të dëgjon, ti trego të vërtetën tënde.
Peshorja
Çfarë është besimi për ty, Peshore? Këtë javë, do të kuptosh se sa i rëndësishëm është besimi, në raport me veten dhe të tjerët. Mërkuri hyn në Virgjëreshë të premten dhe të nxit të jesh një person më spiritual, i cili kërkon shërimin dhe empatinë.
Akrepi
Bisedat nuk kanë pse të jenë vetëm të shkurtra dhe boshe, Akrep. Zhvillo tema më interesante, fol në mënyrë të qartë, të besueshme dhe të kuptueshme. Mos harro: Komunikimi është çelësi që hap çdo derë.
Shigjetari
Ngadalë po kupton se ajo që po thua është ajo që ti realisht je, ndaj zgjidhi me kujdes fjalët që thua dhe trego vlerat që të karakterizojnë. Mos harro, një fjalë e ëmbël dhe e mirë është gjithmonë shumë herë më e këndshme se një fjalë e thënë pa takt.
Bricjapi
Je një person i fortë dhe i palëkundur, Bricjap, por ka ardhur momenti që të shprehësh edhe aspektin sentimental. Shprehi emocionet e tua pa pasur frikën e refuzimit apo gjykimit.
Ujori
Thyeje rutinën, Ujor dhe sfido veten në shumë sektorë. Identifiko se ç’të shkakton stres, lodhje dhe pasiguri. Fillimisht, mendo për gjëra të vogla që do të të ndihmojnë për të dalë nga ky rebus.
Peshqit
Njerëzit me të cilët rri janë ata të cilët të motivojnë të ecësh përpara, apo të qëndrosh në vend. Plutoni të nxit të rikujtosh financat dhe investimet që mund të bësh, për të fituar më shumë.
Artikuj të sugjeruar: