Filmi i fundit i Christopher Nolan, "Oppenheimer", është filmi më i përfolur i momentit së bashku me “Barbie”, por fansat syshqiponjë ka vënë re një gabim në një skenë që i vendos ngjarjet në vitin 1945, ku J. Robert Oppenheimer ( i lujtuar nga Cillian Murphy) qëndron mes një turme që valëvit flamujt amerikanë – me numrin e gabuar të yjeve.
"Ishte gjithçka mirë, por unë do të jem ai tipi që ankohet se përdorën flamuj me 50 yje në një skenë të vendosur në vitin 1945," shkroi përdoruesi i Twitter Andy Craig.
Në vitin 1945, flamuri amerikan përmbante 48 yje, pasi Alaska dhe Hawaii nuk ishin bërë ende shtete amerikane.
Por një përdorues i Twitter kishte një tjetër teori: “Mund të argumentoj se kjo është bërë qëllimisht pasi skenat me ngjyra ishin nga këndvështrimi i Oppenheimer, ndërsa skenat bardh e zi ishin nga një tjetër. Ky do të ketë qenë një kujtim i Oppenheimer nga memoria e tij e sotme që ka 50 shtete në flamur.”
“Oppenheimer” sjell historinë e Julius Robert Oppenheimer, shkencëtari që drejtoi “Projektin Manhattan”, nisma kërkimore që çoi në prodhimin e armëve të para bërthamore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Filmi eksploron në mendjen e shkencëtarit, ideologjitë e tij, pendesat, mendimet dhe mënyrën se si shteti përdor mendjet brilante në interesin e vet. Burri që qëndronte në krye të “Projektit Manhattan” dhe që zhvilloi bombën e parë atomike në botë, u ngrit në qiell dhe më pas u përplas për disa çaste, brutalisht në tokë.