Kinema & TV

Ka disa arsye të rëndësishme pse duhet ta shihni ‘Oppenheimer’ vetëm në kinema!

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2023

Ka disa arsye të rëndësishme pse duhet ta shihni

Epika kolosale e Christopher Nolan për "babain e bombës atomike" po tërheq një mori shikuesish në mbarë botën, megjithatë nuk dihet ende se kur do të shfaqet filmi në platformat e transmetimit. Për momentit, “Oppenheimer” po transmetohet vetëm në kinema dhe ndoshta do të duhet ta shihni vetëm aty, për disa arsye.

“Oppenheimer” vendosi një risi sepse u filmua me kamerat IMAX dhe krenohet për pastërtinë e tingullit, kështu që ndoshta duhet parë në kinema për të përjetuar efektin e plotë.

Ne jemi përpjekur shumë për ta xhiruar filmin në një mënyrë që ta nxjerrim atë në ekrane me format të madh," tha Nolan për Associated Press. "Është me të vërtetë një mënyrë e shkëlqyer për t'u dhënë njerëzve një përvojë që ata nuk mund ta kenë në shtëpi."

E kjo nuk i referohet vetëm sekuencave të shpërthimit; pamjet nga afër supozohet të ndihen gjithashtu më të gjalla dhe intime. Kineasti Hoyte van Hoytema tha për Vulture se ata ndërtuan "disa lente që na dhanë atë mundësi teknike për t'u afruar shumë më tepër" sesa lentet tipike.

Por përveç arritjeve teknike, “Oppenheimer” ia vlen të shikohet për performancat e jashtëzakonshme të yjeve si Cillian Murphy (si J. Robert Oppenheimer), Robert Downey Jr. (si Lewis Strauss), Florence Pugh (si Jean Tatlock) dhe Emily Blunt (si Kitty Oppenheimer).

Për momentin, nuk dihet ende një datë se kur mund të dalë filmi në platformat e transmetimit. Sipas një marrëveshjeje që u zbulua në vitin 2021, Universal Pictures duhet të fillojë transmetimin në Peacock, i cili është në pronësi të NBCUniversal, 45 ditë pas debutimit në kinema. Megjithatë, “Oppenheimer” u përjashtua nga ky rregull.