Shqipëria

Temperaturat në Kuçovë dhë Tiranë NUK shkuan mbi 50 °C – ja pse

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2023

Temperaturat në Kuçovë dhë Tiranë NUK shkuan mbi 50

Nëpër rrjete sociale dhe media të ndryshme u raportua se ditën e djeshme (e martë, dt.25) në Kuçovë u regjistrua një temperaturë rekord, prej 50 °C, e cila u pa në një termometër elektronik të vendosur pranë një farmacie. Disa orë më pas, u tha se në Tiranë, termometri elektronik shënoi 53 gradë Celcius. Por a janë këto vlera të sakta?

Temperaturat në Kuçovë dhë Tiranë NUK shkuan mbi 50

Përgjigjja e shkurtër: Jo.

Përgjigjja e gjatë: Një termometër elektronik është përgjithësisht i saktë, por gjithmonë kur vendoset si duhet. Termometri duhet vendosur në hije. Nëse vendoset në diell, rrezatimi i drejtpërdrejtë nga dielli do të bëjë që termometri të tregojë një temperaturë më të lartë seç është në të vërtetë.

Temperatura e ajrit matet gjithmonë në një vend me hije, sepse në hije termometri mat temperaturën aktuale të ajrit dhe vetëm temperaturën e ajrit. Një termometër i vendosur në diell mat temperaturën në të cilën dielli e ngroh termometrin, jo temperaturën e vërtetë të ajrit.

Shtojmë gjithashtu se termometri duhet vendosur në një sipërfaqe me bar, pasi materiale si betoni apo trotuaret tërheqin më shumë nxehtësi. Kjo është arsyeja pse qytetet janë shpesh më të ngrohta në krahasim me zonat periferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e djeshme, temperatura më e lartë u regjistrua në qytetin e Beratit – 44 gradë Celcius.

Temperatura më e lartë në rang kombëtar është regjistruar në Kuçovë në vitin 1986 - 44,4 °C.