Megan Fox u kritikua për shkak se u kërkoi ndjekësve në Instagram që të dhurojnë para për shoqe.
I ati i mikeshës së saj u diagnostikua me kancer dhe në llogarinë në GoFundMe kërkoheshin 30,000 dollarë. Me fjalë të tjera, e njëjta shumë që i fejuari i Megan Fox shpenzoi për manikyrin me diamantë vitin e kaluar.
“Babai i shoqes sime u diagnostikua me kancer në pankreas. Nëse keni mundësi ta ndihmoni, ju lutem bëjeni,” shkroi Megan.
Fansat e aktores, pasuria neto e së cilës vlerësohet të jetë rreth 8 milionë dollarë, u hutuan nga fakti se pse ajo kërkoi donacione në rrjete sociale, kur mund t’ia paguante vetë faturën.
"Nëse do të kisha aq para sa ajo, do të mbuloja 100% të shpenzimeve mjekësore të prindit të një shoqeje përpara se t'u kërkoja të huajve," shkroi dikush. “E ke serizisht?”
Mos grumbulloni para dhe kërkoni ndihmë nga fansat tuaj shumë më të varfër,” shtoi dikush.
“Megan që shpërndan një GoFundMe ku kërkohen 30,000 dollarë duhet të jetë një shaka,” ironizoi një tjetër.
Edhe pse Fox nuk është e listuar si donatore, ka mundësi që ajo të ketë dhuruar në mënyrë anonime ose direkt te mikesha e saj.