Kuzhina

Për ‘tortën dembele'  ju duhen vetëm 3 përbërës dhe është ideale për këto të ditë të nxehta

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2023

Për ‘tortën dembele'  ju duhen vetëm 3

Lazy cake (torta dembele) njihet kështu për arsyen që po mendoni: Është aq e thjeshtë për t'u bërë, sa as një dembel s'do të përtonte. Kjo tortë nuk ka nevojë për pjekje dhe ju duhen vetëm:

- 600 ml krem pana për ëmbëlsira
- 700 g çokollatë
- 3 pako me biskota

Përgatitja:

1. Përzieni kremin e rrahur dhe çokollatën e shkrirë në një enë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

2. Ndani biskotat në copa të vogla dhe vendosini ato në përzierjen që krijuat.

3. Më pas, në një enë të gjatë të mbuluar me letër kuzhine, hidhni përzierjen dhe lëreni në ngrirje gjatë natës, ose për disa orë.

4. Në fund, ktheni mbrapsht enën dhe ndani ëmbëlsirën.

Për ‘tortën dembele'  ju duhen vetëm 3

Mund të shtoni, luleshtrydhe, lajthi apo fruta të tjera sipas dëshirës.