
Khloé Kardashian, në episodin e radhës së “The Kardashians” zbuloi se ish-partneri i saj dhe i vëllai i tij 16, vjeçar, Amari, janë shpërngulur në shtëpinë e saj, që pas vdekjes së papritur të së ëmës së tyre, Andrea.
“Jam mirënjohëse që jam mjaftueshëm e fortë dhe e guximshme që të jem një sistem mbështetës për dikë që nuk e ka këtë sistem në këto momente. Nuk duhet që të më trajtosh në mënyrën e duhur që të të trajtoj në mënyrën e duhur. S’jam rritur kështu”, tha Khloé dhe rrëfeu se Tristan dhe Amari po jetojnë në shtëpinë e saj që prej janarit, pavarësisht historisë së saj me ish-in.

Pas vdekjes së Andrea-s pas një sulmi në zemër, Tristan mori në telefon Khloé, nënën e dy fëmijëve të tij, True dhe Tatum, për t’i shprehur të gjithë dhimbjen dhe atë që po përjetonte. Edhe pse Khloé s’e kuptoi 100% situatën në të cilën ndodhej ai, sërish vendosi ta ndihmonte.

Khloé fliste çdo ditë me Andrea-n në telefon dhe vdekja e saj pati ndikim edhe tek ylli i “The Kardashians”. Ajo, Tristan, Kris Jenner dhe Kim Kardashian shkuan menjëherë në Toronto që të ishin pranë familjes së tij dhe të ndihmonin me çështjet e funeralit.
Më pas, Tristan u bë kujdestari ligjor i vëllait adoleshent dhe u kthye në Kaliforni, ku u përball me një tjetër problem: Shtëpia e tij, e cila ishte duke u rinovuar, papritur u bë e pabanueshme, nga moti ekstrem. “Ndaj, Tristan dhe Amari po qëndrojnë në shtëpinë time, derisa shtëpia e tyre të rregullohet”, tha Khloé.

Para se t’ju shkojë mendja për një ribashkim mes tyre, na vjen keq, por Khloé e theksoi se jo, nuk ka një marrëdhënie romantike mes tyre (deri tani domethënë).
“E di që është e vështirë për këdo që ta besojë, por unë e doja shumë Andrea-n dhe e dua Tristan. E dua edhe Amari-n. Këtë bën familja. Tristan është babai i fëmijëve të mi. Unë e di se sa të afërt ishin Tristan dhe e ëma e tij dhe (vdekja e saj) është zemërthyese. Gjithashtu, të kesh përgjegjësi për një person tjetër”, tha Khloé, referuar kujdestarisë së Tristan mbi Amari.

Khloé dhe Tristan kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar, për shkak të tradhtive të shumta të basketbollistit. Dyshja janë prindër të dy fëijëve, True, 5 vjeç dhe Tatum, 11 muajsh.
Artikuj të sugjeruar: