Celebrity

Megan Fox reagon pas kritikave të njerëzve për llogarinë e GoFundMe

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2023

Megan Fox reagon pas kritikave të njerëzve për llogarinë e
Instagram


Megan Fox reagoi pas kritikave të shumta për llogarinë e GoFundMe që postoi për të ndihmuar një miken e saj. Njerëzit menjëherë e kritikuan aktoren se është “e krimbur” në para dhe sërish, kërkon ndihmën e njerëzve, kur fare mirë mund të jetë vetë personi që dhuron para.

Megan Fox reagon pas kritikave të njerëzve për llogarinë e
Instagram

Përmes një postimi në Instastory, Megan u shpreh: “Hej, njerëz të çuditshëm! A keni inteligjencë emocionale që të konsideroni se ndoshta Brit (emri i shoqes) nuk do që klientët e saj të famshëm të dhurojnë shuma të mëdha parash?”, duke shtuar se kjo e bën atë të mos ndihet rehat.

“Kështu që, në vend të kësaj (dhurimit të shumave të mëdha të parave), ajo më kërkoi që të postoja (llogarinë e) GoFundMe, që njerëzit të dhurojnë shifra të vogla parash, që ta ndihmojnë të arrijë vlera”.

Ajo shtoi se thjesht e përcolli kërkesën dhe për çdo gjë që mikesha do t’i kërkojë, do ta ndihmojë privatisht.

“Kështu që në vend që të më akuzosh se jam mizore dhe që nuk jam bujare, tentoni një ditë tjerër (mbase nesër) me broçkulla të tjera, ju psikopatë”, përfundoi reagimin Megan.

Megan Fox reagon pas kritikave të njerëzve për llogarinë e

Megan u kritikua ashpër nga njerëzit, pasi postoi në Instagram llogarinë e GoFundMe, ku kërkoheshin 30,000 dollarë për kurimin e babait të mikeshës, i diagnostikuar me kancer.

“Babai i shoqes sime u diagnostikua me kancer në pankreas. Nëse keni mundësi ta ndihmoni, ju lutem bëjeni,” shkroi Megan.

Megan Fox reagon pas kritikave të njerëzve për llogarinë e

Fansat e aktores, pasuria neto e së cilës vlerësohet të jetë rreth 8 milionë dollarë, u hutuan nga fakti se pse ajo kërkoi donacione në rrjete sociale, kur mund t’ia paguante vetë faturën.

"Nëse do të kisha aq para sa ajo, do të mbuloja 100% të shpenzimeve mjekësore të prindit të një shoqeje përpara se t'u kërkoja të huajve," shkroi dikush. “E ke serizisht?”
Mos grumbulloni para dhe kërkoni ndihmë nga fansat tuaj shumë më të varfër,” shtoi dikush.

“Megan që shpërndan një GoFundMe ku kërkohen 30,000 dollarë duhet të jetë një shaka,” ironizoi një tjetër.

Edhe pse Fox nuk është e listuar si donatore, ka mundësi që ajo të ketë dhuruar në mënyrë anonime ose direkt te mikesha e saj.

Artikuj të sugjeruar: